• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëshket Librazhdi, a po “sulmojnë” agjenturat e huaja?

21:10 : 22/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Nuk dihet saktësisht ende se cila dorë agjenturash të huaja të sofistikuara zgjodhën Librazhdin për t’i bërë Shqipërisë të keqen e madhe. Vendi është izoluar. Rruga nacionale Elbasan-Korçë u shemb në afërsi të zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Ura pësoi dëmtime, ndërsa edhe rruga pak metra më larg rrëshqiti. Në një kodrinë aty afër, po binte edhe një shtyllë e tensionit të lartë, në orët e fundit erdhi edhe një lajm tjetër: Hekurudha që nuk përdoret prej vitesh, pësoi dëmtime në trase. Shumë rrëshqitje në 48 orë. Të jetë rastësi vallë?

Librazhdi është epiqendra e sulmeve që kanë shkëputur çdo ndërlidhje. Deri më tani vetëm interneti po funksionon, por në orët në vijim Librazhdi dhe Prrenjasi, e veçanërisht Dragostunja, mund të pësojnë edhe sulm kibernetik të ndërlidhur nga hakerat më të mëdhenj të botës që mendohet se ndikohen nga Garda Revolucionare e Ajatollahëve, që për ti shpëtuar sulmeve nga fuqitë e mëdha, po sulmon aleatët e të mëdhenjve.

Ne nuk qëndrojmë duarkryq. Lajme të mira kanë nisur të shfaqen në mediat tona me informacione shumë konfidenciale, të siguruara nga zyra e marrëdhënieve me përshtypje të Kryeministrisë. Mësohet se qeveria është “mbledhur në ilegalitet”, në një nga tunelet e Dajtit, që në vitet e fundit qe pastruar dhe kthyer në “oaz turistik”, por qeveria jonë rrihte shumë larg, duke e kamufluar këtë vendstrehim për një ditë të tillë.

Në këtë mbledhje përveç kryeministrit dhe gjithë ministrave, përfshi edhe të pezulluarën Belinda Balluku, marrin pjesë edhe kryeparlamentari Peleshi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Balla. Të dy të fundit janë më të shqetësuarit. Ish-ministri i bujqësisë, i mbrojtjes e së fundmi Kryetari i Kuvendit, ngriti shqetësimin i pari. “Dua të them se kjo situatë nuk është rastësi. Më datë 20 kisha prentoruar darkë me kërnacka dhe birra në Korçë. Mos është kërnacpjekësi agjent i shumëfishtë dhe të ketë lajmëruar agjentuarat e huaja”-ngriti shqetësimin ai, duke e vijuar logjikën e tij. “Pikërisht Korça dhe Pogradeci mbetën tërësisht të izoluar”-i vuri pikën Niko.

Lexo edhe:

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regjizori Petri Bozo

Nga ana tjetër, ndërhyri edhe Balla në rivalitet të hapur me Nikon që jeton me qira në Tiranë. “Nuk dua të kundërshtoj parafolësin, por kam edhe unë diçka me rëndësi për të thënë. Edhe unë kisha lënë takim të shtunën me tre kryqpleq të fshtrave të Librazhdit”-tha ai, duke shtuar-“duhet parë me kujdes, apo jo Pirro?-ngriti pyetjen, ndërsa ia pasoi fjalën ministrit që na mbron.

“Do i bie shkurt. Nuk kam info të sakta ende nga SHIU, por e them me bindje se nga fqinjët tanë jugor nuk na ka ardhur kjo e keqe. Ata vërtetë deshën të më vishnin ushtarë të tyre, por unë jam këtu sot e do jem edhe në vijim. Po qe nevoja me karabinë në dorë do do mbroj atdheun. I pari në frontin e Dragostunjës do shkoj”-tha ai, ndërsa ngjeshi fort syzet ndër hundë.

“U jap të drejtë kolegëve, kjo vertët duket si ‘pickëzë e vockël’, në trekëndëshin “Dragostunjë-Gurrë-Prrenjas, por po bëhet gjëma e madhe”-ndërhyri pa leje, e arsimuara ministre, teksa i dha një të shkundur flokëve të gjata. Heshtja ra, psherëtimat nisën, situata po bëhej e nderë. Gjithë sytë nga një njeri që ende nuk kishte folur, por xhevapi i tij do i jepte drejtim. “Ju dy parafolësit me teorira kërnackash dhe kryepleqsh do ju thoja që të jeni më të kujdërshëm tani e në vijim. Kur të udhëtoni nga Tirana nëpër rrethe përdorni korrierë të besuar, ose më mirë pëllumba të racës “balli Elbasani”, se sot si zihet besë kujt”-tha Ai i madhi. “Të drejtë ke shef”-thanë të gjithë njëzëri, në pritje të vijimit të fjalisë.

“Nuk duhet panik. Të mos harrojmë se sapo jam kthyer nga “Bordi i Paqes”, armiqtë e jashtëm, por edhe të brendshëm, na kanë halë në sy, por siguroj këtu këdo që nga të dhënat e mia që vijnë nga Dragustunja tami direkt më thonë se disa fshtarë kanë marrë lopatat në duar dhe po zgjerojnë rrugën për të krijuar një aks lëvizjeje emergjente. Pas pak do kem edhe një telefonatë me Uashingtonin. Miku im McGonigal do më informojë për situatën. Ai i di mirë këto punë. Dhe e fundit që do e them këtu dhe do mbetet po këtu: Do i telefonoj Vjosës, që Vjosa ti telefojë të madhit Trump për situatën në vendin tonë”-tha i Madhi mbi të mëdhenjtë!

“Ke gjë për të shtuar t’i Bela, ëëë”-pyeti ai. Kohë nuk kaloi, pasi mori frymë thellë, I dha një të “Situata është e rëndë. Dy njerëz e kanë në dorë këtë punë për të dhënë një version përfundimtar: Visi im i rrugëve dhe Gysi yt i AKSHI-t, por siç e dini, njëri është në burg dhe tjetri në arrati. Do sugjeroja që në këtë situatë të jashtëzakonshme Visi të dilte dhe inspektonte vetë zonën tek “Arrat e Gurrës”, ndërsa Gysi, qoftë edhe me ndihmën e Beqirit dhe Lindës, të kontrollonte edhe një herë sistemin digjital të AKSHI-t, nëse kanë ndërhyrë ose jo hakerat e huaj. Është situatë e rëndë shef. Unë detyrën time e bëra, shtyllën e tensionit të lartë e devijuam në kohë rekord, kabllot i shtrimë”-tha ajo me bindje dhe krenari.

“Për dy orë do mblidhemi përsëri, sa të mbyll një pikturë që ma lanë në duar për shkak të situatës së rëndë”-tha ai, ndërsa i hodhi sytë një telefoni celular në formë bananeje që hapet vetëm me prekje nga gishti i mesit: “Një tjetër lajm sapo më erdhi nga Spathari: po krijohet një tjetër aks emergjence. Nuk do të dorëzohemi. Shpejt do ta marrim Librazhditn, Prrenjasin, Pogradecin dhe Korçën”-tha kreu i ministrave.

Shënim: Personazhet janë të vërtetë, ngjarja është e vërtetë (Juglindja është e bllokuar), mbledhja mund të ketë ndodhur!

Etiketa: Arrat e GurrësDragostunjaLibrazhdprrenjas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regjizori Petri Bozo

10:17 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Librazhd, makina përplas për vdekje kalimtaren /EMRI

19:55 : 20/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Prrenjas–Librazhd, plagosen rëndë dy adoleshentë

19:43 : 14/05/2026
AKTUALITET

Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje

18:12 : 11/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Elbasan, kush është miliarderi kinez që humbi jetën (Emri)

20:30 : 02/05/2026
Para

SHBA ofronte 15 milionë$ për të, kush ishte “El Mencho”, bosi i kartelit të frikshëm që u vra në Meksikë

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom