Një ndër çiftet që është komentuar gjerë e gjatë, si në “Përputhen” po ashtu dhe në Big Brother Vip Albania, ka qenë padyshim Ina dhe Keijsi.
Mirëpo së fundmi, Ina është përballur me një të papritur. Stafi i “Fun Club” ata të kishin përgatitur një kamer të fshehtë për ish-banoren e Big Brother Vip.
Inës iu shfaq një video në emision, ku shihej partneri i saj teksa pranonte që ndjenjat për Inën nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka ka qenë në “kuadër të lojës” dhe me qëllim fitimin e reklamave.
Fillimisht asaj i është lexuar edhe një letër ku ish-banori i shprehte dashurinë, situatë që ia shtoi edhe më shumë paqartësinë.
Më pas ishte vetë Kiara ajo e cila ftoi në studio Keisjin, i cili erdhi me një tufë me trëndafila të kuq, ku u shpjegua se gjithçka ishte një shaka.














