Në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, pjesëmarrësit firmosën dokumentin e angazhimit për bashkëpunim në funksion të stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, me fokus të veçantë te situata në Gaza.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi këtë një “ditë të veçantë”, duke theksuar se objektivi është transformimi i Gazës në një zonë të sigurt dhe të zhvilluar.
Ai shtoi se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke vlerësuar potencialin e saj në proceset e paqes dhe stabilizimit. “Do të kujdesemi për shumë gjëra. Do të punojmë me OKB-në. OKB ka shumë potencial,” – u shpreh presidenti amerikan.
Trump: Ditë e veçantë ta bëjmë Gazën shumë të suksesshme dhe të sigurt. Do marrin hapa të tjerë, und të ndërhyjmë. Do të bëjmë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin. Do e bëjmë të paqtë Gazën dhe do të bëjmë të njëjtën gjë në vende në rrezik. Do të kujdesemi për shumë gjëra do punojmë me OKB. OKB ka shumë potencialë.
Firmosja në takimin inaugurues të Bordit të Paqes u paraqit si një hap i parë konkret drejt koordinimit ndërkombëtar për ndërhyrje, rindërtim dhe garantim të sigurisë në zonat e prekura nga konfliktet.














