Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ka reaguar edhe avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj. Ai theksoi se, reforma në drejtësi ka marrë suksesin e saj të parë.
‘KPA shtoi atë ç’ka parashikon Kushtetuta që do të thotë se ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë të cilën e kishte përmendur edhe KPK.
Në këto kushte unë mendoj se ligji fitoi dhe mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë’, tha Hazizaj për gazetarët pas vendimit të KPA-së.