Një i moshuar në fshatin Dhiver të bashkisë Finiq, i cili ishte raportuar i zhdukur prej tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.
Viktima është shtetasi me iniciale S.G. Ai u raportua i zhdukur mëngjesin e të dielës, ku pasi nxori bagëtitë për t’i kullotur, nuk u kthye më në shtëpi.
Menjëherë të afërmit dhe disa banorë të fshatit filluan kërkimet, ku u përfshinë edhe dy grupe të shërbimit zjarrfikës e forcat e policisë së shtetit me mjete gjurmimi dhe kontrolli të teritorit.














