Janë publikuar pamjet që dokumentojnë momentin e tensionuar në studion e “Për’puthen” që çoi më pas në përjashtimin e aktorit Laert Vasili nga programi.
Vendimi ekstrem i produksionit erdhi pas një veprimi të papritur të Vasilit, i cili puthi në buzë një prej konkurrenteve gjatë regjistrimit. Ky veprim u konsiderua i papranueshëm dhe jashtë rregullave të programit.
Situata krijoi shtangie dhe tension të lartë në studio, duke çuar në largimin e menjëhershëm të tij nga programi.














