• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shkuam për të vrarë Talon, Nuredini iku si ‘Liliput’”, Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier

12:04 : 11/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Dëshira për të vrarë “Momën” Talo Çela, ka çuar Nuredin Dumanin dhe mikun e tij të ngushtë, Henrik Hoxhaj, në fshatin Ndroq të Tiranës, me shpresën se do gjenin në këtë fshat Talon dhe më pas do e ekzekutonin.

Ky detaj ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme nga Henrik Hoxhaj, i cili i tregoi gjykatës se në kohën kur po bënin përgatitjet për të vrarë Oti Kilën, kanë shkuar me urgjencë në Ndroq, sepse sipas tij, Nuredin Dumani, kishte marë informacion se në një shtëpi në këtë fshat fshihej Talo Çela.

Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar se pasi kanë dështuar herën e parë për të vrarë Oti Kilën, pasi ishte vendosur në listën emërore për tu ekzekutuar nga Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, ai dhe Nuredini bëjnë një përpjekje të dytë për ta vrarë tregtarin e makinave në Elbasan, pikërisht në muajin Mars 2022.

Herën e dytë, vrasja kishte si motiv sepse sipas Hoxhaj, Nuredin Dumani, kishte marrë informacion se Oti Kila mbante të strehuar dhe me ushqime, Talo Çelën.

Lexo edhe:

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

“…herën e dytë që bëmë planim për vrase, ne kishm 3 ditë që shkonim në Elbasan, dhe kërkonim Oti Kilën për ta varë por nuk po e gjenim dot. Gjatë kësaj kohe, Nuredini më thotë se kishte siguruar informacione se Talo Çela, qëndron në një shtëpi në fshatin Ndroq të Tiranës dhe më tha që duhet të shkojmë aty dhe ta mbarojmë aty. Kemi marrë armët. Jemi nisur në Ndroq për të kontrolluar shtëpinë. Nuredini tha, kjo është shtëpia dhe kemi dalë për të parë nga afër. Jemi larguar sepse nuk jemi bindur. Por një ditë më pas, kemi shkuar sërish në Ndroq, për të gjetur Talon. Kur jemi afruar tek vendi, ka zbritur Nuredini nga makina dhe me vete ka marrë një armë. Unë vetë qëndrova në makinë. Shtëpia ku ne dyshonim se fshihej Talo Çela, i kishte fikur të gjitha dritat. Për një moment shikoj këtë “Liliputin” Nuredinin, që po vinte drejt meje me vrap. Hipi në makinë dhe e pyes, “…çfarë kishte, çfarë ndodhi…?” Nuredini më tha: “…Ec të lëvizim se kur shkova afër shtëpisë, dëgjova një zhurmë si mbushje kallashi dhe mendova mos qëllohesha….” Kemi ikur nga Ndroqi në drejtim të Fierit dhe pastaj kemi vijuar programin sërish për të kërkuar Oti Kilën në Elbasan…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Oti Kila, sërish nuk është vrarë, për shkak se në fund të muajit Mars 2022, një skuadër tjetër zjarri, ka sulmuar me armë automatike Nuredin Dumanin. Sulmi ka ndodhur në zonën e kryqëzimit të Paprit, ku Nuredini mbeti i plagosur me një plumb pas shpine.

“…unë po prisja në një lokal që ndodhet përballë palestrës në pronësi të Otit në Elbasan. Në këtë moment Nuredini më shkruan mesazh duke më thënë: “…kusho, çfarë do bëjmë se po na ikën dita kot…hajde të flasim…”. Kam marrë makinën dhe jam larguar për ta takuar Nuredinin që priste në dalje të qytetit të Elbasanit. Rrugës më ndalon një patrullë policie rrugore. I kam dhënë atyre një 20 mijë lekë të vjetra dhe më pas policët me kanë lënë të vijoj rrugën. Në këtë moment Nuredini më shkruan në telefon me mesazh: “…O kusho hajde se më vranë…!”. Ia kthej: “…ku je, çfarë ka ndodhur? Më shkruan e se kishin sulmuar tek kryqëzimi i Papërit.

Ai e mori Nuredinin dhe e dërgoi në Fier, ku më pas mori edhe dy doktorë që ta operonin.

“Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e marr Nuredinin. “Liliputin”, e gjej me kallash në dorë e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët që kishim në makinë. Më tha: “…më ço në Durrës…. Nuk e çoja dot, sepse në Durrës unë nuk njihja njeri dhe s’kisha ku ta çoja dhe e mora në Fier. Gjatë rrugës për në Fier, e pyeta çfarë të ndodhi kush të qëlloi dhe ai më tha: “…ishin 4 veta në makinë. 3 ishin më maska dhe 1 ishte pa maskë në timon. Ky që ishte pa maskë më tha, ishte Talo Çela…. “…Çfarë po thua i thashë, si 3 me maska 1 pa maskë, si ka mundësi. E çova të shtëpia ku rrinte ai me gruan e dytë. Mora në telefon një të njohurin tim Bledin, doktor në Fier. I thashë më duhen dy doktorë, se kam një njeriun tim që ka bërë aksident. Erdhën poshtë pallatit, por nuk donin të hipnin lart në shtëpi. I tregova armën i bëra presion dhe i thashë do vini se s’bën te shtëpia. U bindën, hipën në ashensor dhe shkuam në shtëpi. E panë Nuredinin, i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon…”-ka treguar Henrik Hoxhaj në gjykatë.

Ndër të tjera Henrik Hoxhaj, ka treguar në sallën e gjyqit se nuk e kishte kuptuar se si policia mbërriti aq shpejt aty dhe i arrestoi.

“…ikën doktorët nga shtëpia dhe unë zbrita poshtë pallatit për të parë rreth e qark. Kur për momentin aty erdhi shumë shpejt policia dhe më arrestoi duke rrethuar edhe zonën. Se si erdhi policia aty, unë këtë nuk e di. Unë Nuredin Dumanin, e kam mbajtur në mes të Tiranës e kam nxjerrë dhe në kafet e bllokut dhe nuk na ka ardhur asnjë polic, askush nuk ka dyshuar. Se si erdhi aty policia nuk e mora vesh. Kush i tregoi policisë që ne ishin aty këtë s’di ta them. Në media është folur sikur e shita unë Nuredin Dumanin, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e kam shitur, unë atë “liliput” e kam shpëtuar nga vdekja. Nuredini na shiti të gjithëve.Ka njoftuar vetë policinë për vendodhjen e tij dhe më pas Nuredini na shiti të gjithëve. Unë nëse doja ta vrisja e kisha vrarë. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit…”-ka treguar Henrik Hoxhaj./ Elton Qyno, Syri.net

Etiketa: Henrik HoxhajNuredin DumaniTalo Celavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

15:02 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

09:05 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
RAJONI

E rëndë në Ulqin/ Shqiptari nga Kosova vret bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vë flakën shtëpisë

17:13 : 27/05/2026
Para

Protestë te Bashkia e Durrësit, banorët e prekur nga projekti "TID" përplasen me këshilltarët dhe policinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom