Pesë persona janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se rrëmbyen një gjykatëse 35-vjeçare dhe nënën e saj 67-vjeçare, duke i mbajtur peng për më shumë se 30 orë dhe duke kërkuar shpërblim në kriptomonedha.
Sipas mediave franceze, katër burra dhe një grua janë vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.
Dy gratë u lokalizuan në një garazh në rajonin juglindor të Dromës. Ato u gjetën të lënduara, por jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje mbi shumën e kërkuar apo mënyrën se si u organizua rrëmbimi.














