Analisti Fatos Lubonja, duke folur sonte në emisionin “Kjo Javë”, ka deklaruar se bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut është politik dhe jo ligjor.
Sipas Lubonjës, nuk ka asnjë arsye që gjyqtarët e Kushtetueses të qëndrojnë 10 orë në shqyrtim për një vendim, pasi çështja ka më shumë se tre javë që diskutohet. Ai e cilësoi situatën si absurde, duke theksuar se “po luhet politikë dhe jo drejtësi”.
Lubonja: “Mendoj që ngërçi bllokimi është politik. Jo ligjor. Kjo çështje ka gati 3 javë e më shumë që diskutohet. Besoj, jam i bindur që këtu nuk duhet 10 orë sot që të vendosin. Këta gjyqtarë kanë pasur gjithë këtë periudhë për të marrë një vendim brenda interpretimit të Kushtetutës. Ky 10 orëshi sot është absurd. Luhet politikë. Jo drejtësi.
Nëse janë serioz, Kushtetuta, jo se jamn jurist, por kam pyetur, që këta të rrinë kaq kohë jo se nuk e kanë të qartë interpretimin e Kushtetutës por për të hedhur topin matanë. SPAK duhet të ishte i qartë që në fillim. Të kërkonte arrestimin që në fillim. Mori një vendim për pezullim nga funksioni. Të gjitha këto tregojnë forcën e madhe të politikës mbi gjyqësorin. Problemi kryesor parlamenti.”














