Moti i keq ka pushtuar vendin ditën e sotme dhe si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut është përmbytur një pjesë e shëtitores Spile në Himarë.
Ujërat e shiut që vijnë nga pjesa kodrinore, kalojnë në kanalin kullues, i cili nuk po përballon dot prurjet e larta.
Kjo gjë më pas ka bërë që ujërat që vijnë nga ky kanal të dalin mbi shëtitore duke përmbytur një pjesë të saj.
Ndërkohë ka ndikuar sipas banorëve edhe shembja e një barriere mbrojtëse gjatë gjatësisë së kanalit e cila parandalonte përmbytjet në zonë.














