• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anonimët e fotovoltaikëve/ U krijuan ditën e tenderit, kush janë fituesit e Kristian Shkrelit të Vaut të Dejës

12:04 : 06/02/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një kompania e sapo-krijuar, “Sungrid Albania”, ka rezultuar fituese në një procedurë të zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për dhënie me qera të një sipërfaqeje mbi 50 hektarë në zonën e Mnelës, për ngritjen e parqeve fotovoltaike.

Më herët, në fillim të janarit 2026, tre kompani të tjera, njëlloj të sapo-krijuara dhe anonime, kanë fituar procedura të ngjashme nga kryebashkiaku Kristian Shkreli, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi një skemë të dyshuar favorizimi.

“Sungrid Albania” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në 22 dhjetor 2025. Aksioneri i saj është Ardit Peqi, i cili rezulton se ka një aktivitet shitje fruta-perimesh në Lezhë, që prej vitit 2024.

Në foto: Kompania “Sungrid Albania” u regjistrua në QKB në 22 dhjetor 2025

Në të njëjtën ditë që “Sungrid Albania” u regjistruar në QKB, pra në 22 dhjetor 2025, bashkia e drejtuar nga Kristian Shkreli shpall procedurën për “dhënie me qira e sipërfaqen 54.18 hektarë, ngastrat nr.6/a dhe nr.7 në fshatin Mnelë, “Për park fotovoltaik (stacionet, objektet përkatëse etj)…”.

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Sipas dokumentave zyrtarë, çmimi dysheme i fillimit të konkurrimit ishte në vlerë 7.747.740 lekë të reja në vit për të gjithë sipërfaqen.

Në foto: Rezultati i procedurës së zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për Loti II

Rezultatet e procedurës së qiradhënies janë publikuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik në 2 shkurt 2026. Në garë rezulton se ka marrë pjesë vetëm “Sungrid Albania” shpk, e cila, ka paraqitur ofertë 7.747.740 lekë në vit, saktësisht sa ishte edhe çmimi dysheme, i përcaktuar nga Bashkia e Vaut të Dejës.

Kjo procedurë e dyshimtë nuk ndodh për herë të parë në Bashkinë e Vaut të Dejës, por duket se është shndërruar në një normalitet.

“Anonimët” e fotovoltaikëve të Vaut të Dejës

Në 22 Dhjetor 2025, Bashkia e Vaut të Dejës shpalli “Fillimin e proçedurave për dhënie me qira per 10 (dhjetë) vite, me anë të konkurrimit publik për sipërfaqen në total 306.83 ha e ndarë në 5 lote… “Për park fotovoltaik (stacionet, objektet përkatëse etj)”.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Në 12 janar 2026, bashkia e drejtuar nga Kristian Shkreli shpalli mbylljen e procedurat dhe fituesit për 4 prej këtyre loteve. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompanitë fituese ose janë krijuar ditën e shpalljes së procedurës së qiradhënies ose edhe një javë më pas, ndërkohë që rezulton se nuk ka pasur garë reale.

Loti I, me sipërfaqe prej 48.13 ha dhe me çmim 7.508.280 lekë në vit, u fitua nga “Enersun Park Albania”, në pronësi të Alban Tarazhi. Shoqëria fituese është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në 24 dhjetor 2025, pra dy ditë pas publikimit të procedurës nga Bashkia e Vaut të Dejës.

Në foto: Rezultati i procedurës së zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për Loti I

Loti III, me sipërfaqe prej 103.03 ha dhe me çmim 4.128.410 lekë në vit, u fitua nga “The Valley Green Solar” shpk, në pronësi të Fato Sinaj. Shoqëria fituese është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në 22 dhjetor 2025, pra në të njëjtën ditë me publikimin e procedurës nga Bashkia e Vaut të Dejës.

Në foto: Rezultati i procedurës së zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për Loti III

Loti IV me sipërfaqe prej 56.92 ha dhe me çmim 9.555.370 lekë në vit, u fitua nga “Albvolt Solar” shpk, në pronësi të Denald Pjetri. Shoqëria fituese është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në 29 dhjetor 2025, pra një javë pas publikimit të procedurës nga Bashkia e Vaut të Dejës.

Në foto: Rezultati i procedurës së zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për Loti IV

Loti V me sipërfaqe prej 44.57 ha dhe me çmim 6.952.920 lekë në vit, u fitua sërish nga “Enersun Park”, kompania e Alban Tarazhit, që ka fituar edhe lotin e parë të kësaj procedure.

Në foto: Rezultati i procedurës së zhvilluar nga Bashkia e Vaut të Dejës për Loti V

Tashmë, kryebashkiaku I Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, shpalli edhe rezultatet e Loti II, të cilën e fitoi “Sungrid Albania”, një kompani e cila është regjistruar vetëm pak ditë para se të shpallej procedura për qiradhënien e tokës në fshatin Mnelë, për ndërtim fotovoltaikësh.

Etiketa: bashkia e Vaut të Dejëskristian shkrelipark fotovolftaiktender“Sungrid Albania”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO

14:11 : 26/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
Para

Gjuha serbe përçan Malin e Zi

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom