• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pengesat kyç për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien e luftës

08:14 : 05/02/2026
në BOTA

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të takohen më 6 shkurt në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që synon shmangien e luftës. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dislokuar kapacitete të mëdha ushtarake në Gjirin Persik, ndërsa administrata e tij po shqyrton mundësinë e sulmeve kundër Teheranit.

Irani po përpiqet ta kufizojë fushëveprimin e bisedimeve vetëm te programi i tij bërthamor. Por, SHBA-ja po kërkon një marrëveshje që do të kufizonte po ashtu programin e raketave balistike të Teheranit dhe do t’i jepte fund mbështetjes së Republikës Islamike për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Trump dëshiron një marrëveshje sepse “ai e preferon atë në vend të një lufte me një shtet të madh si Irani”, tha Damon Golriz nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Hagë.

“Nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të jetë në interes të Republikës Islamike, edhe nëse një marrëveshje e tillë, në sytë e publikut, do të dukej se Republika Islamike është dorëzuar”, shtoi ai.

Për të arritur një marrëveshje, të dërguarit amerikanë dhe iranianë do të duhet të kapërcejnë disa pengesa kyç që kanë bërë që të dështojnë negociatat e mëparshme.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Pa uranium të pasuruar, pa rezerva

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Irani ta ndalë plotësisht pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga rezervat e tij prej rreth 400 kilogramësh uranium të pasuruar në nivel të lartë, hapa që do ta pengonin Teheranin të krijonte një armë bërthamore.

Më parë, Teherani i kishte refuzuar këto kërkesa, por ekspertët thonë se mund të bëjë lëshime duke pasur parasysh pozitën e tij të dobët në negociata.

Udhëheqja klerikale e Iranit ndodhet në pikën më të dobët në dekada, pasi po përballet me trazira të paprecedentë dhe kolaps ekonomik brenda vendit dhe me një grumbullim masiv të ushtrisë amerikane pranë kufijve të shtetit.

Programi bërthamor i Iranit është gjithashtu në gjendje të rëndë. Shtetet e Bashkuara bombarduan objektet kryesore nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Fordo dhe Natanz gjatë luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor të vitit të kaluar.

Një pengesë e mundshme është rikuperimi i rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, i cili është “i përzier me rrënojat” pas sulmeve ajrore amerikane mbi objektet nëntokësore vitin e kaluar, tha Tariq Rauf, ish-shef për verifikimin në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), që është organizata mbikëqyrëse për çështje bërthamore e Kombeve të Bashkuara.

Rauf theksoi po ashtu se një nga bombat amerikane, që mund të depërtojë thellë nëntokë, që u përdor gjatë bombardimeve të qershorit, nuk ka shpërthyer.

“Ende ka mbi 2.000 kilogramë eksplozivë të fuqishëm atje poshtë në Natanz… të cilët mund të jenë shumë të paqëndrueshëm dhe mund të shpërthejnë nëse preken”, i tha ai Radios Farda të Radios Evropa e Lirë.

Një mënyrë për ta trajtuar çështjen e pasurimit të uraniumit është rikthimi te një propozim i majit të vitit 2025, një konsorcium rajonal për pasurimin që do t’i lejonte Iranit të vazhdonte pasurimin e uraniumit, por vetëm në nivele të ulëta, që janë të përshtatshme për qëllime civile të prodhimit të energjisë. Por, për këtë propozim mund të ketë një pengesë teknike, tha Rauf.

Një konsorcium zakonisht krijohet në një vend që tashmë ka një program bërthamor. I vetmi vend në Lindjen e Mesme që zyrtarisht kanë program bërthamor janë Emiratet e Bashkuara Arabe, por ky shtet i Gjirit ka hequr dorë nga e drejta për të pasuruar uranium dhe e importon karburantin bërthamor nga jashtë vendit.

Raketat dhe bashkëpunëtorët e Iranit

SHBA-ja po ashtu dëshiron të vendosë kufizime mbi rrezen e veprimit dhe numrin e raketave balistike të Iranit, gjë që do ta bënte të pamundur që Teherani të godiste Izraelin.

Aktualisht, Irani ka një limit prej 2.000 kilometrash për rrezen e veprimit të raketave të tij. Raketat me rreze të mesme veprimi mund të godasin Izraelin, ndërsa raketat me rreze të shkurtër mund të sulmojnë bazat ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.

Nuk dihet numri i raketave me rreze të mesme veprimi që ka Irani. Izraeli ka sulmuar objektet e prodhimit të raketave dhe lëshuesit e raketave gjatë luftës së qershorit. Por, besohet se Irani ende ka disa mijëra raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Irani ka refuzuar në mënyrë kategorike çdo kufizim mbi programin e tij të raketave, duke thënë se ai është thelbësor për mbrojtjen e tij.

Republika Islamike gjithashtu ka refuzuar të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e armatosur dhe grupet militante që mbështet në Liban, Irak dhe Jemen. Irani e konsideron të ashtuquajturin bosht të rezistencës si pjesë kyç të mbrojtjes së tij kundër agresionit izraelit dhe amerikan.

Ky rrjet bashkëpunëtorësh rajonalë gjerësisht qëndroi i heshtur gjatë fushatës ajrore të Izraelit në qershorin e kaluar, por analistët sugjerojnë se ai mund të ndërhyjë për të ndihmuar Iranin nëse bisedimet dështojnë dhe shpërthen lufta me SHBA-në./REL

Etiketa: IranLuftaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Banka e Shqipërisë në "Ankand": Maskarada e Opozitës që po i fal arkën e shtetit Narko-Mafies

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom