Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar, në lidhje me një rast diskriminimi që është transmetuar të martën në mbrëmje në televizionin Top Channel, gjatë spektaklit të “Big brother Vip Albania 5″.
Gjatë transmetimet të “prime-t”, u shfaq një video ku njëri prej konkurrentëve, Rogerti artikuloi një frazë diskriminuese dhe fyese ndaj një konkurrenti të verbër në shtëpinë e Big Brother, Stenaldos, duke iu referuar me termin “dënim nga Zoti”.
Lidhur me këtë ngjarje, KMD deklaron se gjuha e përdorur është një mesazh i rrezikshëm që cënon dinjitetin njerëzor.
KMD, shpreh gjithashtu shqetësimin mbi paragjykimet dhe stereotipet negative, ndërsa ka bërë thirrje që produksioni i “BBV”, si një format televiziv me shikueshmëri të lartë, të jenë më të vëmendshëm në transmetimin publik, me qëllim parandalimin e situatave që mund të shkojnë në kufijtë e gjuhës së urrejtjes.
“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) u njoh përmes mediave dhe organizatave të shoqërisë civile për shprehje të papërshtatshme dhe shqetësuese ndaj konkurrentit S. M., të lidhura me aftësinë e kufizuar në shikim, në reality shoë “Big Brother Vip”, transmetuar nga operatori kombëtar Top Channel.
KMD shpreh keqardhjen për situatat e përsëritura në këtë format televiziv me shikueshmëri të lartë, që ka një ndikim të gjerë në diskutimin dhe opinionin publik dhe i fton të jenë më të vëmendshëm në transmetimin publik, me qëllim parandalimin e situatave që mund të shkojnë në kufijtë e gjuhës së urrejtjes.
KMD gjithashtu shpreh shqetësimin mbi paragjykimet dhe stereotipet negative që rëndojmë sidomos tek njerëzit më të pamundur, prandaj kërkon nga Operatori që të garantojë moscënimin e dinjitetit njerëzor.
Në këtë frymë, KMD fton Produksionin e reality “Big brother Vip ” dhe operatorin kombëtar Top Channel që të analizojnë protokollet e formatit dhe nese duhet, ti rishikojnë, si dhe të krijonë mundësinë e nje diskutimi po në të njejtin format, mbi personat me aftësi të kufizuara dhe zërat e tyre”,- thuhet në reagimin e KMD.














