Janë mbajtur homazhe këtë të diel, për aktorin e mirënjohur Fitim Makashi i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 82-vjeçare.
Aktorja Rajmonda Bulku, e ka cilësuar Makashin si një aktor brilant i tetarit të oborrit, i cili sipas saj do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij, por edhe karakterin luftarak që kishte.
“Dhimbje, por dhimbje e bukur. Atë i thashë edhe gruas, shoqes së jetës së tij. Sa bukur ta kujtosh një njeri sesa fisnik dhe me shpirt të madh që ishte. Ashtu siç ishte në rolet me një zë të ngrohtë, karakteret e tij, ashtu ishte dhe në jetë.
Do ta kujtojmë gjithmonë, gjithmonë luftoi, luftarak në heshtjen e tij. Një njeri i përkushtuar në profesion, një partner i shkëlqyer, aktor brilant i karaktereve të ngrohta e të ftohta. Burrë i rrallë në oborrin e teatrit”-u shpreh Rajmonda Bulku në një prononcim për gazetarët.














