• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

11 tendera me kosto 1.1 mld euro/ Bardhi: Balluku po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve

10:43 : 01/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme, se zv/kryeministrja e akuzuar nga SPAK, Belinda Balluku, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj.

Sipas Bardhit, Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë.

Ai thotë se Balluku e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë 1.1 mld euro po përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar, sipas tij, në korrupsion.

Sipas Bardhit, rastet që e vëertetojnë këtë janë, këmbëngulja e Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it apo tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, përmes së cilave sipas tij, po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe.

“Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin.

Lexo edhe:

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Shembujt e pengimit të drejtësisë janë flagrantë.

Këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën. KESH është një nyje strategjike e sektorit energjetik, me qarkullim qindra milionë euro fonde publike. Vendosja e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni është një akt i pastër kontrolli politik mbi një sektor kritik, në një moment kur hetimet penale po thellohen. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KESH-it është mesazh shpërblyes për heshtje dhe bindje.

Po aq e rëndë dhe e qëllimshme është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri. Vendosja afatgjatë e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni synon të garantojë mbrojtje politike dhe qetësi për rrethin e ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut, të cilët sot ndihen realisht të kërcënuar nga drejtësia.

Këto veprime nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas arrestimit të ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, që mund të bashkëpunojë me SPAK-un. Pikërisht për këtë arsye po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe: për qetësim, për garanci dhe për mbyllje gojësh.

Kjo e bën edhe më të qartë strategjinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të blerë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Ata nuk po presin drejtësinë. Ata po ndërtojnë mekanizma bllokimi kundër drejtësisë. Ky është ndërtim i qëllimshëm i një shteti paralel, për të penguar drejtësinë dhe për të mbytur SPAK-un.”,- ka deklaruar Bardhi.

Etiketa: belinda ballukugazmend bardhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
Para

Shkrirja e Kadastrës në Vlorë/ Rama: Diskutim i panevojshëm! Do mbyllen të gjitha zyrat e rretheve

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom