• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Oltian Çaçi kthen Ksamilin në Beçisht, i jep 700 mijë euro Yzedin Bozhaj pa garë reale

10:17 : 29/01/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ksamili është një nga perlat e bregdetit. Por, turistëve që duan të shijojnë bukuritë e tij u duhet të kalojnë një kalvar të gjatë, në trafikun kilometrik në rrugët e ngushta të qytezës.

Qeveria, por edhe Bashkia e Sarandës, kanë premtuar shpesh se janë të angazhuara për të gjetur zgjidhje sa më të mira infrastukturore, me qëllim që të sigurojnë lirshmërinë e trafikut dhe një qarkullim sa më të mirë të automjeteve.

Megjithatë, nga e thëna në të bërë, ka një ndryshim shumë të madh. Bashkia e drejtuar nga Oltion Çaçi, jo vetëm që nuk ka pasur asnjëherë plan të zgjerojë rrugët, por, përkundrazi, me një projekt që nis zbatimin së shpejti, parashikohet ngushtimi i mëtejshëm i akseve rrugore. Duket se origjina e tij nga Beçishti e shtyn kryebashkiakun ta kthej me nostalgji ne udhë dhish edhe Ksamilin dhe Sarandës dhe zonat që ai qeveris si Pasha me ferman nga sulltan Rama.

Lexo edhe:

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi nuk i bindet as Policisë Kufitare

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi

Në 27 Janar 2026, Bashkia e Sarandës ka shpallur fituesit e tenderit me objekt “Ndërtim trotuare, rikualifikim i rrethimeve anësore në rrugët e brendshme dhe rikualifikim hapësirave shlodhëse, Ksamil”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte në vlerën e 75 milionë lekëve të reja (mbi 750 mijë euro). Fitues është shpallur kompania “Shëndelli” shpk, në pronësi të Yzedin Bozhaj, një shoqëri, e cila, për një rastësi perfekte, ka fituar tendera pranë Bashkisë së Sarandës në vlerë mbi 4 milionë euro dhe, të gjitha me “flamur të kuq”.

Çaçi ngushton rrugët e Ksamilit

Tenderi për ndërtimin e trotuareve të Ksamilit është shpallur në nëntor të vitit 2025. Në dokumentat e procedures, të konsultuara nga “Boldnews.al” thuhet se “objekti është një rrugë në Ksamil, e cila është ndërtuar përpara disa viteve dhe është në gjendje ekzistuese mjaft të mirë.Megjithatë është parë e nevojshme zgjerimi i kësaj rruge për shkak të krijimit të korsisë së këmbësorëve”.

Natyrisht, ndërtimi i trotuareve (të cilat në dokumenta citohen si “korsi këmbësorësh) është një zhvillim shumë i mirë për komunitetin dhe turistët.

Por, në pamjet që shoqërojnë dokumentat e tenderit tregohet qartësisht se ndërtimi i trotuareve do të ngushtojë shumë akset rrugore të brendshme të Ksamilit, megjithëse terreni ka hapësirë për të ndërtuar kalimet e këmbësorëve pa cënuar rrugën.

Në foto: Gjendja aktuale e akseve rrugore të brendshme në Ksamil

Në dosjen e tenderit janë publikuar disa foto nga gjendja aktuale e akseve rrugore. Nga pamjet e siguruara nga vetë Bashkia e Sarandës, kuptohet lehtësisht se ka hapësira për të ndërtuar trotuare, pa cënuar gjerësinë e rrugës.

Në dy anët e akseve rrugore ka zona me ferra, barishte e godina të dëmtuara, të cilat mund të pastrohen lehtësisht dhe të krijojnë kushtet e favorshme për ndërtimin e trotuareve.

Por, kryebashkiaku Oltion Çaçi dhe Bashkia e tij kanë menduar një variant tjetër, aspak të favorshëm për drejtuesit e mjeteve.

Projekti, sipas asaj që është publikuar nga vetë administrata lokale e Sarandës, parashikon ngushtim të rëndësishëm të akseve rrugore. Sipas projeksioneve të Bashkisë, rrugët, të cilat aktualisht mundësojnë lëvizjen e tre automjeteve njëkohësisht në të dy kahet e rrugës, do të ngushtohen në qarkullimin e dy makinave, nga një për secilin drejtim.

Në foto: Projekti i ri parashikon ngushtimin e rrugëve të Ksamilit

Projekti i ri i Oltion Çaçit pritet të krijojë një efekt hinkë, ku automjetet, jo vetëm që nuk do të kenë lirshmëri në lëvizje, por, me shumë mundësi, do të krijojnë një trafik kilometrik, i cili pritet “t’ua nxijë” akoma më shumë ditët turistike qytetarëve shqiptarë e të huaj që zgjedhin të bëjnë pushimet në qytezën e Ksamilit.

Tender me “flamur të kuq”

Në tenderin për trotuarët e Ksamilit kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë. Tre prej tyre janë skualifikuar nga Bashkia e Sarandës dhe fitues është shpallur kompania e vetme e mbetur në garë, “Shëndelli” shpk. Ajo ka paraqitur ofertën në shumën 69.9 milionë lekë të reja (rreth 700 mijë euro), e cila rezulton se nuk ishte vlera më e ulët në garë.

Në foto: Yzedin Bozhaj, pronari i kompanisë “Shëndelli” shpk

Ky nuk është tenderi i parë që Bozhaj dhe kompania e tij “Shëndelli” kanë fituar në mungesë të një gare reale në Bashkinë e Sarandës.

Të dhënat e portalit information “openprocurement.al” tregojnë se “Shëndelli” shpk, si operator i vetëm ose në bashkëpunim me të tjerë, është shpallur fitues i të paktën gjashtë procedurave tenderuese në bashkinë e qytetit jugor.

Në total, fondi limit për këto procedura kalon vlerën e 4 milionë eurove. Në të gjithë rastet, “Shëndelli” rezulton se është shpallur fituese si pjesëmarrëse e vetme në garë ose pasi të gjithë operatorët e tjerë në garë janë skualifikuar.

Etiketa: BeçishtKsamilOltian ÇaçiYzedin Bozhaj“Shëndelli” shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi nuk i bindet as Policisë Kufitare

15:42 : 31/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

14:48 : 26/05/2026
AKTUALITET

Operatorët turistikë protestë para Bashkisë Sarandë: Paguajmë taksat, por s’kemi ku parkojmë mjetet lundruese!

11:18 : 22/05/2026
AKTUALITET

Në gjendje të dehur, shoferi përplas me makinë 2-vjeçarin në Ksamil

12:09 : 08/04/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

EMRI/ Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshimet

14:48 : 22/02/2026
AKTUALITET

Video/ Oltion Çaçi i Sarandës po shkatërron bregdetin, ku është SPAK-u?!

20:15 : 21/02/2026
Para

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom