• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

A po hyn Ballkani Perëndimor në garë për armatim?

15:36 : 27/01/2026
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm.

Nikolla Lluniq, analist i sigurisë nga Beogradi, vlerëson se një objektiv i tillë është jorealist.

“Serbia tashmë ndan rreth 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ushtrinë dhe vështirë se mund të shkojë përtej. Në fakt, pavarësisht investimeve të mëdha, fuqia reale ushtarake e vendeve të rajonit është në rënie”, thotë Lluniq për programin Ura të Radios Evropa e Lirë.

Serbia, prej vitesh, ndjek atë që autoritetet e quajnë një qasje “multivektoriale” në blerjen e armëve nga Rusia dhe Kina, por edhe nga Perëndimi, veçanërisht Franca.

Edhe pse kjo i jep Beogradit fleksibilitet politik, ekspertët paralajmërojnë për probleme serioze teknike dhe logjistike.

Lexo edhe:

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

Qëlloi me armë pasi kishte humbur skedinat, kush është autori që terrorizoi banorët në “Ali Dem”/ EMRI

“Përzierja e teknologjive lindore dhe perëndimore e bën mirëmbajtjen e sistemeve jashtëzakonisht të kushtueshme. Shembulli i Ukrainës tregon se kjo mund të jetë edhe kundërproduktive”, vlerëson Lluniq.

Vuçiq pranoi se një pjesë e armatimit është blerë në mënyrë të fshehtë.

Publiku, sipas Lluniqit, i pa disa prej këtyre sistemeve vetëm gjatë paradës ushtarake në Beograd, shtatorin e kaluar.

“Bëhet fjalë për sisteme ruse për luftë elektronike, si ‘Krasuha’ dhe ‘Moskva’, të cilat, me gjasë, kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore, por jo drejtpërdrejt nga Rusia. Po ashtu, janë blerë edhe sisteme të sofistikuara nga Izraeli, për të cilat publiku është informuar vetëm pak ditë para paradës”, thotë ai.

Lluniq shton se bashkëpunimi ushtarak me Izraelin është intensifikuar ndjeshëm, përfshirë importin dhe eksportin e armëve – çka potencialisht mund të reflektohet edhe në politikën e jashtme të Serbisë.

Marrëveshjet ushtarake dhe dilema e aleancave

Nënshkrimi i Deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, në mars të vitit 2025, si dhe marrëveshja e mëvonshme e Serbisë për bashkëpunim ushtarak me Hungarinë, hapën debat nëse Ballkani po hyn në një fazë të re të blloqeve ushtarake.

Ekspertët, megjithatë, janë skeptikë. Lluniq thotë se këto dokumente nuk përbëjnë aleanca reale.

“Në deklaratën mes Prishtinës, Tiranës dhe Shqipërisë thuhet qartë se nuk krijohen detyrime të reja ndërkombëtare ose ndërqeveritare midis shteteve nënshkruese. Ajo, po ashtu, nuk i ndikon detyrimet ekzistuese me vendet e tjera. Këto janë më shumë dokumente për përdorim të brendshëm politik, për të konsoliduar elektoratin”, vlerëson ai.

Igor Tabak, analist ushtarak në portalin “Mbrojtja dhe Siguria” nga Zagrebi, thotë se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes fqinjëve është praktikë normale.

Më shumë shqetësuese, sipas tij, është mungesa e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese sesa nënshkrimi i të rejave.

“Fakti që marrëveshja e Kroacisë me Serbinë nuk zbatohet, është ndoshta një burim më i madh shqetësimi sesa fakti që Kroacia ka nënshkruar marrëveshje të tilla me pothuajse çdo vend tjetër në fqinjësi”, thotë Tabak për Radion Evropa e Lirë.

“… sepse Kroacia përpiqet të jetë konstruktive. Kroacia e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe është e lumtur që të ndihmojë në stabilizimin e sigurisë së këtij rajoni, i cili ka parë shumë probleme në dekadat e fundit”, shton analisti kroat.

Ndryshe nga Serbia, Kroacia, si vend anëtar, vepron brenda kornizës së NATO-s, e cila nën presionin e SHBA-së ka vendosur të rrisë ndjeshëm buxhetet për mbrojtje.

Fillimisht, objektiv ishte 2 për qind e PBB-së, ndërsa më pas 3.5 për qind për mbrojtje të drejtpërdrejtë. E, në disa raste, shpenzimet e përgjithshme të sigurisë mund të arrijnë deri në 5 për qind.

Sipas Tabakut, kjo nuk ka të bëjë me një garë armatimi në Ballkan, por me një orientim të përgjithshëm të aleancës euroatlantike.

“Të gjitha udhëheqjet politike të vendeve të NATO-s kanë rënë dakord. Ky është një proces i ngadalshëm, por tashmë ka nisur dhe nuk ka kthim pas”, thekson ai.

Tabak shton se Kroacia, prej gati dy dekadash, është e orientuar pothuajse tërësisht drejt pajisjeve perëndimore dhe standardeve të NATO-s dhe kjo, sipas tij, ul ndjeshëm kostot logjistike, të cilat përbëjnë pjesën më të shtrenjtë të çdo sistemi ushtarak.

Vuçiq e pa Deklaratën për Bashkëpunim Ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës si kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe e përsëriti këtë disa herë.

I pyetur nëse ky bashkëpunim mund ta kërcënojë Serbinë, Tabak thotë:

“Kroacia bashkëpunon çdo ditë me Shqipërinë brenda kuadrit të NATO-s, si dhe me Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ky është një kuadër, në të cilin Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë”.

“Është shumë e çuditshme për ne t’i dëgjojmë të gjitha këto gjëra dhe t’i krahasojmë ato me përvojat tona të përditshme të funksionimit brenda kornizave të partneritetit”, shton Tabak.

Për Lluniqin, elita serbe nganjëherë humbet në të kaluarën, “në ndonjë histori të papërfunduar dhe, pastaj, bazuar në emocione, bën deklarata që nuk korrespondojnë me realitetin”.

Rikthimi i shërbimit ushtarak

Kroacia vendosi në fund të vitit të kaluar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak – një vendim që u arsyetua me zhvillimet në Ukrainë, mungesën e personelit dhe debatet brenda Bashkimit Evropian për sigurinë.

Por, Tabak e quan këtë model të tejkaluar.

“Shërbimi i detyrueshëm është një sistem i vjetruar, problemet e të cilit do të shfaqen sërish, ashtu si para vitit 2007”, thotë ai.

Në Serbi, rikthimi i shërbimit ushtarak përmendet shpesh nga politika, por Lluniq dyshon se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve të parakohshme, që paralajmërohen për fundin e këtij viti.

“Unë nuk besoj se Qeveria do ta prezantojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak para zgjedhjeve, sepse kjo do të gjeneronte rebelim edhe më të madh te njerëzit, veçanërisht te të rinjtë. Kur e mbështesin futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, politikanët shumë shpesh përdorin argumentin e edukimit të të rinjve. Do të jem i qartë – stërvitja ushtarake nuk ka qenë kurrë edukim. Gjithmonë ka qenë stërvitje dhe trajnim që nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me edukimin”, thotë Lluniq.

E, kur bëhet fjalë për kontekstin profesional, në 75 ditët sa do të zgjaste shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi – 60 ditë stërvitje dhe 15 ditë ushtrime ushtarake – Lluniq thotë se mund të kryhen vetëm stërvitje të përgjithshme ushtarake, pa asnjë mundësi që rekrutët të trajnohen për ndonjë aftësi të specializuar.

Sipas ekspertëve, rivalitet i vërtetë ushtarak mes Serbisë dhe Kroacisë nuk ekziston.

Kroacia është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe BE-në, ndërsa Serbia ka zgjedhur një neutralitet ushtarak që, sipas Lluniqit, është gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

“Neutraliteti virtual në këto rrethana mund të bëhet rrezik ekzistencial. Serbia duhet të qartësojë orientimin e saj dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën – kjo është e rëndësishme edhe për BE-në”, përfundon Lluniq./REL

Etiketa: aleksandar vucicArmeballkani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qëlloi me armë pasi kishte humbur skedinat, kush është autori që terrorizoi banorët në “Ali Dem”/ EMRI

09:23 : 01/06/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë

22:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

U plagos me armë zjarri në kokë, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

20:15 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja në Tiranë! Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari, u qëllua aksidentalisht nga shoku

10:08 : 24/05/2026
Para

Çfarë ndodhi? Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBV”, anulohet televotimi

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom