• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër

21:16 : 23/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skualifikimin nga konkursi i Akademisë së Policisë, duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe të mbështetur në informacione të pavërteta mbi familjarët e tyre. Konkursi u zhvillua nga data 1 deri më 21 shtator për fazën e aplikimeve në drejtoritë vendore të policisë, ndërsa provimet nisën më 9 tetor.

Lista përfundimtare e fituesve dhe humbësve u shpall më 26 nëntor në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Luzmila Marku nga Mirdita deklaron se ka kaluar të gjitha fazat e konkurrimit, por është skualifikuar për shkak se sipas Drejtorisë së Policisë Lezhë, vëllai i saj rezulton me precedent penal. Marku e mohon këtë pretendim dhe thotë se disponon dokumentacion zyrtar që vërteton se vëllai i saj nuk është i dënuar.

Një tjetër rast vjen nga Vlora. Drilon Runaj shprehet se fillimisht është shpallur fitues, por më pas është skualifikuar për “mosplotësim të kritereve ligjore”. Pas ankimimit, i është komunikuar se babai dhe një nga vëllezërit e tij rezultonin të dënuar, gjë që Runaj e mohon duke deklaruar se ka vërtetime zyrtare që faktojnë të kundërtën.

Lidhur me këto raste, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Ilir Mandro, deklaron se Akademia nuk ka kompetencë në përzgjedhjen e aplikantëve.

Lexo edhe:

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

Ilir Mandro: Odeta, Akademia e Sigurisë, qëkur jam bërë unë rektor, i ka hequr nga dera e vet të gjitha pyetjet testimet, serverat, gjithçka dhe merret Drejtoria e Përgjithshme për shkak se ajo bën planifikimet dhe ka si të thuash strategjinë e marrjes në Polici. Akademia e Sigurisë mbështet vetëm me vëzhgues, me ambiente, me gjëra të tilla logjistike, kështu që për këto elementë, edhe për këto që më thua, Komisionet e Apelimit dhe gjithçka janë tek Drejtoria e Përgjithshme dhe ndiqen nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, z. Sokol Bizhga. Kështu që unë të jap numrin e drejtuesit të procesit që është drejtori i procesit, z.  Skënder Kalemi. Komuniko, se ai mund të dijë ndonjë gjë edhe më shumë!

Edhe drejtori i Kolegjit të Formimit Policor, Skënder Kalemi, thekson se verifikimet kryhen nga komisariatet dhe drejtoritë përkatëse.

Skënder Kalemi: E nderuar zonja gazetare, ne jemi Kolegj që bëjmë formimin dhe verifikimet i bëjnë Komisariatet dhe drejtoritë përkatëse! Mund të drejtoheni atje! Ne, vetëm marrim produktin që vjen nga testimet e fusim në proces mësimor. Kaq!

Ndërkohë, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, thotë se nëse ekziston informacion nga strukturat policore, se një aplikant apo familjar i tij është i implikuar në veprimtari kriminale, skualifikimi është i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm për atë vit duke i lënë kandidatët të aplikojnë sërish vitin pasardhës.

Sokol Bizhga: Janë të dhëna, që bëhet fjalë për aktivitete kriminale që janë burim të ardhurash nga krimi: prostitucion, drogë, trafik etj, etj që megjithëse je i padënuar nga Gjykata, Prokuroria etj, etj, kjo nuk do të thotë që meqënëse ke shpëtuar, ti të depërtosh në radhët e Policë së Shtetit se je i padënuar. Policia është një organ gjurmues dhe ai që i ka bërë vërtetimin e personalitetit në Mirditë, ai që ka bërë vërtetimin e personalitetit në Vlorë, është aq i përgjegjshëm dhe i hapur…

Gazetarja: Po si e ka bërë, në kuadrin e thashethemit apo të sistemit?

Sokol Bizhga: Jo, jo, jo e ke gabim! Nuk është në kuadër të thashethemit!

Gazetarja: Po kush e thotë pra se në qoftë se nik ka një denoncim në polici apo në prokurori?

Sokol Bizhga: Tani, dëgjo…!

Gazetarja: Në kuadër të kryeplakut?

Sokol Bizhga: Dëgjo, këtu, dëgjo!

Gazetarja: Unë dua t’i vij në ndihmë rastit me argument!

Sokol Bizhga: Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Dhe kur thotë punonjësi i Policisë është i papërshtatshëm, është i papërshtatshëm, sepse punonjësi i Policisë nuk e ka as komshi, as vëlla me hajmali, as inat. Punonjësi i Policisë është i përgjegjshëm që bën një informacion, bën dy informacione, tre informacione dhe kur bëhen disa informacione edhe kapet, edhe mund të mos kapet, por nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë, nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë për një informacion i cili kalon në disa hallka. Është inspektori i zonës, është shefi i seksionit që e miraton, është shefi i komisariatit që e miraton, është drejtori i zonës, drejtori për krimet në drejtori që e miraton, është drejtori i qarkut pastaj që e mbyll ciklin dhe e sjell në Drejtorinë e Përgjithshme. Tani, cikli është mbyllur! Studentët kanë filluar shkollën, le ta provojnë herën tjetër!

Gazetarja: Vitin tjetër?

Sokol Bizhga: Po, po do ta shikojnë, ta provojnë vitin tjetër, sepse tashi kuotat janë me rend zbritës, kur është skualifikuar ky, dikush tjetër është ngritur në rang në vend të tij dhe ka një kuotë që jashtë kësaj kuote, nuk mund të marrësh më!/ Tv Klan

Etiketa: akademia e policisepoliciaskualifikim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

19:52 : 03/06/2026
AKTUALITET

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

19:44 : 03/06/2026
AKTUALITET

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik

18:44 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

17:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Shëngjin, dallgët ‘rrëmbejnë’ katër të rinj, dyshohet për viktima

17:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
Para

Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom