Tirana është pa rival në merkaton e janarit të Superiores. Klubi ka prezantuar Anton Kresiç, i cili iu bashkua menjëherë pjesës tjetër për përgatitjet anti-Flamurtari.
29-vjeçari është produkt i Atalantës ndërsa ka qenë pjesë e klubit në vitin 2022. Kulmin e pati në vitin 2024 ku kartoni i tij vlerësohej 1.3 milionë euro në tregun e “transfermarkt”.
I lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kroacia, qendërmbrojtësi pritet të fitojë menjëherë vendin e titullarit në skuadër.
Njoftimi i Tiranës:
“Anton Kresic është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë.
Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin dhe është prezantuar me ekipin dhe stafin teknik, duke nisur menjëherë punën me skuadrën.
Mirë se erdhe, Anton!”














