• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se rritja e krimeve kibernetike ndaj të miturve kërkon një përgjigje institucionale dhe shoqërore të koordinuar për minimizimin e pasojave.

09:00 : 23/01/2026
në AKTUALITET, SOCIALE

Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë për një rritje të formave dhe intensitetit të krimeve kibernetike ndaj të miturve në Shqipëri.

“Spektri i formave të abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format më të rënda të abuzimit”, tha Bonjaku gjatë fjalës së saj në një takim të grupit të punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria – të organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. “Shantazhi nëpërmjet materialeve intime është një nga format më të dhunshme të krimit kibernetik”, shtoi ajo.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, rritja e krimeve kibernetike ndaj të miturve i ekspozon ata ndaj përvojave negative, që kanë efekte të thella dhe afatgjata në jetën e viktimave dhe kërkojnë reagim dhe mbështetje të koordinuar nga familja dhe shoqëria.

Trendi në rritje i krimeve kibernetike ndaj të miturve konfirmohet dhe nga platformat monitoruese të shoqërisë civile.

Lexo edhe:

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

Linja Kombëtare e Këshillimit Telefonik për Fëmijë në Shqipëri (ALO 116 111), gjatë pesë viteve të fundit, ka trajtuar mbi 500 raportime që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e fëmijëve në internet, ndërsa vetëm përgjatë vitit 2025 janë regjistruar 127 raste të ndryshme të dhunës online.

Sipas Klaudio Pulaha, punonjës social kësaj linje këshillimi, këto shifra tregojnë jo vetëm një rritje të raportimit, por edhe një përkeqësim të ndikimit që mjedisi digjital po ka te fëmijët.

“Raportimet që vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët lidhur me abuzimet digjitale janë thellësisht shqetësuese dhe përbëjnë një sinjal të fortë alarmi për mirëqenien e tyre psiko-emocionale”, tha Pulaha për BIRN.

Ai nënvizoi se vetëm gjatë tre viteve të fundit, pesë adoleshentë në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve të gjeneruara nga ndërveprimet në rrjetet sociale.

Me shtimin e rasteve të krimeve kibernetike, drafti i ri i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ka përfshirë gjithashtu disa kategori të reja veprash penale për të mbushur hapësirat ligjore, që deri më tani nuk përfshinin një sërë abuzimesh online.

“Përdorimi masiv i internetit, shpeshherë pa kontrollin e duhur prindëror, i ekspozon fëmijët drejt një bote të gjerë virtuale”, shprehet Borjana Dine, psikologe pranë Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA).

“Kjo rrit rrezikun për manipulime, shantazhe, kërcënime, keqpërdorim të imazhit të tyre, gjenerim të imazheve të fëmijëve me anë të IA për qëllime negative, e deri te manipulimi apo kërcënimet për publikim të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale”, shtoi ajo.

Sipas Dines, rritja e numrit të krimeve kibernetike është tregues i faktit që fëmijët po përballen gjithnjë e më shumë me rreziqe që prekin sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

“Në kontekstin psikologjik, fëmijët që përjetojnë bullizëm, shantazh apo shfrytëzim online shpesh përjetojnë forma ankthi, depresioni, frikë të vazhdueshme dhe humbje të vetëbesimit”, sqaroi ajo.

Ngjashëm, edhe Klaudio Pulaha theksoi se traumat që vijnë nga abuzime të tilla dhe pasojat psikologjike mund t’i shoqërojnë viktimat për vite me radhë dhe të ndikojnë në mënyrën se si ata ndërtojnë marrëdhënie, si funksionojnë në shkollë dhe mënyrën se si e shohin veten.

“Në aspektin e shëndetit mendor, fëmijët që përjetojnë bullizëm, shantazh apo dhunë digjitale janë më të rrezikuar të zhvillojnë ankth kronik, depresion, ulje të vetëvlerësimit, ndjenja turpi dhe faji, si dhe mendime vetëdëmtuese apo suicidale”, tha ai.

Pulaha shtoi se ka një trend rritës edhe te mendimet vetëdëmtuese që fëmijët shfaqin, si pasojë e traumave që ata kanë nga abuzimet ndaj tyre.

“Të dhënat mbi mendimet vetëdëmtuese tregojnë një rritje alarmante nga viti në vit: nga 2 raste në vitin 2021, në 8 raste në 2022, 11 raste në 2023, 27 raste në 2024 dhe deri në 91 raste vetëm në vitin 2025”, shtoi Pulaha.

Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se nevojitet një koordinim i aktorëve të ndryshëm për të minimizuar pasojat e thella të abuzimit online te fëmijët.

“Nevojitet një koordinim i mirëfilltë, i cili fillon së pari nga roli prindëror, shkollat dhe institucionet shtetërore dhe ato jofitimprurëse”, tha Borjana Dine.

Ngjashëm, edhe Klaudio Pulaha theksoi se nevojitet një qasje e integruar për të minimizuar pasojat e abuzimit dhe bullizmit online ndaj fëmijëve, e cila kombinon parandalimin, ndërhyrjen e hershme dhe mbështetjen afatgjatë.

Sipas specialistëve komunikimi i hapur me fëmijët, krijimi i besimit dhe vendosja e rregullave për përdorimin e internetit dhe kontrollin prindëror mund të parandalojnë situata të rrezikshme në rrjet.

“Një rol kyç luajnë shkollat përmes protokolleve të qarta të reagimit, shërbimeve psikologjike funksionale dhe krijimit të një klime mbështetëse, që parandalon izolimin, përjashtimin social dhe përkeqësimin e gjendjes psiko-emocionale të fëmijëve”, përfundoi Pulaha./ BIRN

Etiketa: fëmijëkrim kibernetikshendeti mendor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
BOTA

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

11:19 : 30/05/2026
AKTUALITET

Aksidentet fatale/ Shtohen viktimat këmbësorë, në dy muaj humbën jetën 11 persona

18:50 : 29/05/2026
BOTA

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

13:41 : 29/05/2026
AKTUALITET

Fëmijë në shi për të shitur, çifti i të rriturve abuzues pret paratë në kamionçinë

22:20 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll u largua padrejtësisht

15:03 : 26/05/2026
Para

Mes tensioneve globale dhe presionit ndaj Rezervës Federale, çmimi i arit kap shifra historike

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom