• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pikëpyetjet/ Pse mungoi Rama në Bordin e Paqes?

15:58 : 22/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë ku u themelua Bordi i Paqes në Davos, pas gjithë ekzaltimit publik që ai vetë e krijoi për ftesën nga presidenti Trump, është një nga ato raste që tregon se sa më zhurmshme të jetë fasada, aq më problematike është çështja që duhet mbuluar.

Edi Rama njoftoi me një entuziazëm të pazakontë të shtunën në 17 Janar se ishte ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i ideuar dhe i kryesuar prej vetë Trumpit.

Në statusin e tij, Rama e përshkroi këtë ftesë si një moment historik, si dëshmi se Shqipëria kishte arritur një nivel respekti dhe dinjiteti… në maja të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.

Fjalët e mëdha përcillnin emocione të forta për uljen e Shqipërisë, sipas Ramës, në tryezën e të mëdhenjve.

Të nesërmen, ai publikoi edhe letrën e ftesës, duke e forcuar narrativën e suksesit diplomatik dhe të afrimit të veçantë me Shtetet e Bashkuara, edhe për të shuar zërat se me administratën e re në Uashington, Rama kishte një ngërç që nuk po e zgjidhte dot.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Por vetëm pak ditë më vonë, kjo histori ka marrë një trajektore tjetër.

Më 21 janar, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan mbërriti në Vlorë së bashku me arkitektë dhe bashkëpunëtorë, për të parë nga afër zonën e Zvërnecit, ku përflitet për investime të mëdha të lidhura me kompaninë e bashkëshortit të saj Jared Kushner.

Gjatë ditës, ajo shëtiti në zonën e Zvërnecit e shoqëruar nga arkitektët e huaj për të parë nga afër terrenin ku pritet të ketë një invesitm gjigand.

Po atë mbrëmje, Rama udhëtoi drejt Vlorës dhe darkoi me Ivanka Trump, një takim privat, i cili u përdor më pas si shpjegimi kryesor për një mungesë shumë më të rëndësishme. Në media u shpërndanë fotot e Ramës që shoqëron Ivankën bashkë me arkitektët, ndërsa grupi i të huajve ishte pritur me muzikë folklorike.

Por një ditë më pas, më 22 janar këtë të enjte, në Davos nisi ceremonia zyrtare e themelimit të Bordit të Paqes, të cilën Rama e kishte pritur me shumë entuziasëm. Në sallë ishin disa liderë shtetesh të ftuar personalisht nga Donald Trump.

Presidentja e Kosovës duke folur me presidentin e SHBA, Donald Trump para nënshkrimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes

Mes tyre ra në sy edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkëmbeu disa fjalë me Trump, kur nënshkroi marrëveshjen në krah të presidentit amerikan.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama megjithatë, nuk ishte aty. Në vend të Davosit, Rama u shfaq në Kuvendin e Shqipërisë, ku kishte sjellë për ratifikim marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Edi Rama duke folur në parlament, në sfond zv.kryeministrja Belinda Balluku

I pyetur nga opozita pse nuk kishte qenë në ceremoninë themeluese, Rama dha një shpjegim që nuk tingëlloi aspak bindës duke thënë se kishte zgjedhur të “mikpriste vajzën” dhe jo t’i përgjigjej ftesës së “babait”, një shpjegim vështirë se mund të merret seriozisht.

“Unë duhet të bëja një zgjedhje, midis ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait” u shpreh Rama.

Ky arsyetim nuk bind për disa arsye. Së pari, sepse takimet e Davosit kishin nisur prej ditësh dhe Rama kishte munguar që në fillim në një aktivitet ku është paraqitur disa herë gjatë viteve të kaluara. Së dyti, sepse ekzaltimi i tij publik pas marrjes së ftesës ishte i tillë që e bën të vështirë të besohet se ai do të mungonte vullnetarisht në një moment që vetë e kishte shpallur historike ftesën si antar themelues i Bordit të Paqes.

Gazment Bardhi duke folur në parlament për mungesën e Edi Ramës në ceremoninë e Bordit të Paqes

Së treti është logjika që Rama kishte të gjithë kohën e nevojshme të udhëtonte drejt Davosit mëngjesin e të enjtes, pasi kishte darkuar natën e kaluar me Ivanka Trump dhe arkitektët e saj.

Këtë ia tha edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në sallën e parlamentit. “Takimin privat për investimet amerikane në Shqipëri të cilat janë të mirëpritura e ke pasur dje. Çdo shqiptar e di se zotrote disponon një avion privat dhe mund të ishe nisur për të arritur takimin ku sot ishin liderët botërorë në takimin e thirrur nga presidenti Trump për të themeluar Bordin e Paqes”, deklaroi Bardhi.

Donald Trump duke folur në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

Justifikimet e Ramës për mungesën në Davos imponojnë shtjellimin e një piste tjetër më shumë politike. Prej muajsh, mesazhet që vijnë nga Uashingtoni drejt Tiranës kanë ndryshuar ndjeshëm ton. Diskursi amerikan nuk fokusohet më te retorika e reformave apo partneritetit ceremonial, por te një prioritet i vetëm, lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Kjo qasje është artikuluar qartë nga përfaqësues të administratës amerikane në Tiranë, nga Departamenti i Shtetit dhe nga vetë Donald Trump. përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit kanë folur hapur për rrjetet kriminale shqiptare dhe bashkëpunimin e tyre me kartelet e Amerikës Latine, duke e cilësuar këtë si një kërcënim serioz për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. I njëjti mesazh përsëritet në deklarata zyrtare, në urime shtetërore dhe në çdo komunikim publik të muajve të fundit.

Në këtë kontekst, mungesa e Ramës në Davos mund të lexohet si një sinjal diplomatik për të krijuar distancë nga një lider që perceptohet si pjesë e problemit në marrëdhëniet aktuale me SHBA.

Edhe në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, Donald Trump la të kuptohet se disa prej antarëve themelues nuk i pëlqenin, por ata nuk ishin aty.

“Dërguam letra disa ditë më parëm, dhe i thamë këtu në Davos vendeve që do ishim të kënaqur që të jeni pjesë tani. Tani janë këtu dhe i pëlqej të gjithë. Zakonisht janë 2 apo 3 që nuk i kam qejf, por këtu të gjithë i pëlqej” tha presidenti i SHBA, duke iu referuar liderëve që ishin të pranishëm në sallë.

Por në sfond të kësaj që ka ndodhur është edhe një tjetër episod tjetër, që duke marrë parasysh personalitetin e paparashikueshëm të Donald Trump mund të jetë po kaq e rëndësishme. Bëhet fjalë për gafën e Edi Ramës në një samit në Paris gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ku ai u filmua duke ironizuar Donald Trump për ngatërresën mes Shqipërisë dhe Armenisë.

“Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, në samitin e Parisit, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.

Batutat e Ramës u shoqëruan me të qeshura aty për aty, por më vonë videoja bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, të cilat e përshkruan skenën si një tallje publike ndaj presidentit amerikan.

Më vonë atë ditë, Rama u përpoq ta minimizonte gjithçka si “një shaka miqësore”, por kunjat e tij tashmë kishte bërë jehonë deri në mediat amerikane.

Në fjalimin që mbajti sot në parlament, Rama iu drejtua opozitës me shpoti për shpresat e tyre se do ta shpallin non grata nga SHBA. “Mos lini pas dore punën e non gratës për mua. Se do ju dalë edhe fjala për non gratën” u shpreh ai duke qeshur.

Në këtë situatë, më e pakta që mund ta shqetësojë është fakti se opozita fërkon duart kur e sheh të përjashtuar nga ceremonia e Donald Trump për Bordin e Paqes. Pyetja që shtrohet tani është nëse mungoi Edi Rama në Davos sepse zgjodhi të mos shkonte, apo sepse dikush tjetër kishte vendosur që ai të mos ishte aty./Lapsi.al/

 

Etiketa: bordi i paqesDavosdonald trumpEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Seanca në GJK për Ballukun/ Lala: Prokuroria thotë se ka tentuar të prishë hetimet

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom