Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e një 57-vjeçari të ndodhur në aksin rrugor Thumanë–Krujë, ku pas autorit të dyshuar janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë.
Sipas policisë përveç Andi Vokrit, autorit të dyshuar të krimit për janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pranë urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që po udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një konflikt verbal me Petrit Ndou 57 vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij.
“Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.“, njofton policia.
LEXO EDHE:














