Pas kryeministrit shqiptar Edi Rama, edhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë, e cila njoftoi se Lukashenko ishte mes liderëve botërorë që kanë marrë një ftesë personale për t’iu bashkuar kësaj iniciative të re ndërkombëtare, e cila lidhet me situatën në Gaza dhe ambicien e SHBA-së për të krijuar një mekanizëm paralel me OKB.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në aktivitetet e Bordit të Paqes, duke shpresuar që kjo organizatë do të zgjerojë fushëveprimin dhe autoritetin e saj shumë përtej mandatit të propozuar”, thuhet në deklaratën e Minskut, ku ftesa cilësohet gjithashtu si njohje e “meritave personale dhe autoritetit ndërkombëtar” të Lukashenkos.
Trump sent Lukashenko a letter proposing that #Belarus become a founding member of the Board of Peace, a new international organization.#Belarus stance: We are ready to take part in the activities of the Board of Peace, taking into account and hoping that this organization will… pic.twitter.com/V26fjHU42l
— Belarus MFA (@BelarusMFA) January 19, 2026
Ngjashmëria e këtij reagimi me entuziazmin e shfaqur në Tiranë pas letrës së Trump për Ramën është e dukshme. Për tre ditë radhazi, qeveria shqiptare e shndërroi ftesën në një operacion propagandistik, duke e paraqitur atë si dëshmi të peshës globale të Shqipërisë dhe të lidershipit personal të kryeministrit.
Por ndërsa Tirana festonte, realiteti doli shpejt në pah, ftesa e Trump nuk ishte ekskluzive. Ajo u ishte dërguar dhjetëra liderëve nga e gjithë bota, përfshirë vende si Greqia, Turqia, Vietnami, Kanadaja, Argjentina dhe tashmë edhe Bjellorusia një regjim autoritar i njohur për shtypjen e protestave, burgosjen e kundërshtarëve dhe dhunën ndaj qytetarëve.
LEXO EDHE:
Pas Ramës, edhe kryetari komunist i Vietnamit, To Lam, pranon ftesën e Trump për “Bordin e Paqes”














