• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti Igor Kukunov/ Kushtetuesja e kthen Shqipërinë në “parajsë” për kriminelët rusë

13:10 : 16/01/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Çdo shtetas rus, i shpallur në kërkim nga vendi i tij për përfshirje në krime të rënda, mafie apo edhe vepra të tjera penale, mund të qëndrojë i qetë në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese vendosi që të pengojë ekstradimet e të kërkuarve drejt Rusisë, pasi e konsideron atë vend të rrezikshëm për të drejtat dhe liritë e njeriut, ku individët mund t’i nënshtrohen torturës.

Vendimi, që ngjan më shumë i natyrës politike se sa ligjore, krijon premisat që ta shndërrojë vendin tonë në një lloj “parajse” për të gjithë ata shtetas rus, të përfshirë në vepra të rënda penale dhe që gjejnë rrugën për të mbërritur në vendin tonë.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

Në 14 janar 2026, Gjykata Kushtetuese, me shumicën e anëtarëve të saj, vendosi që të pranojë kërkesën e shtetasit rus, Igor Kukunovpër të refuzuar ekstradimin  tij në Rusi. Shumica e trupës gjyqësore konstatoi “cënimin e së drejtës së kërkuesit për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe/ose degradues”.

Në foto: Dy pamje të shtetasit të kërkuar rus, Igor Kukunov

Vendimi, në të vërtetë, nuk ka efekte mbi kërkuesin, 62-vjeçarin Kukunov, i cili akuzohet për rol drejtues në organizatë kriminale në vendin e tij. Ai tashmë është ekstraduar në Rusi, në vijim të një procedure të diskutueshme, në fund të tetorit 2024.

Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të “refuzuar ekstradimin e tij” për shkak të rrezikut për “trajtim ç’njerëzor dhe degradues”, përbën në vetëvete një standard që duhet të aplikohet në vijim nga Shteti shqiptar për çdo rast të ngjashëm.

I shumëkërkuari Kukunov

Igor Kukunov u arrestua nga Policia Shqiptare në pikën kufitare të Muriqanit, në Shkodër, në gusht 2023, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Interpol-Moska.

Kukunov ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit të tij, pasi akuzohej për kryerjen e veprës penale të “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale”, parashikuar nga neni 210/1 i Kodi Penal i Republikës së Rusisë dhe ku dënimi maksimal në këtë dispozite është 15 vite burgim.

Autoritetet Rus i thanë homologëve të tyre në Shqipëri se Kokunov, në vitet 2005-2015, i ofroi patronazh kriminal kompanisë “First Moscow Watch Factory” me një “tarifë” në rreth 1 milionë rubla.

Më pas, Kukunov zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale, derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale.

Gjykata e Shkodrës vendosi lejimin e ekstradimit të Kukunov në nëntor të vitit 2023. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në mars 2024, si edhe nga Gjykata e Lartë, në shtator të atij viti.

Në foto: Gjykata e Lartë lejoi ekstradimin e Igor Kukunov në shtator 2024

Igor Kukunov, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjor, e kundërshtoi vendimin për ekstradimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Ai pretendoi se në burgjet ruse rrezikonte t’i nënshtrohej torturës, trajtimit ç’njerëzor dhe degradues dhe se do t’i shkeleshin të drejtat themelore të njeriut.

Gjykata Kushtetuese, me një vendim “urgjent” të datës 30 Tetor 2024, vendosi “pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit të shtetasit Igor Kukunov”, derisa të shqyrtohej në themel ankimi i tij.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ekstradimit të Igor Kukunov (30 Tetor 2024)

Vendimi, sipas dokumentit zyrtar, është miratuar në orën 17.15 të asaj dite. Detaji i orës së vendimit është i rëndësishëm, pasi krijoi një përplasje institucionale në Shqipëri.

Ekstradimi i debatueshëm

Në ditën që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte kërkesën paraprake të Igor Kukunov, pra në 30 Tetor 2024, paralelisht Ministria e Drejtësisë kishte përgatitur të gjithë procedurën për ekstradimin e tij, në vijim të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Në foto: Selia e Gjykatës Kushtetuese

Njëri prej mbrojtësve ligjorë të Kukunov deklaroi në atë kohë se, ndërsa Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte pezullimin e ekstradimit, tashmë shtetasi rus ishte hipur në avion, në udhëtim ku do t’u dorëzohej autoriteteve të Rusisë. Praktikisht, vendimi i Kushtetueses për pezullimin e ekstradimit të Kukunov mbeti i pazbatuar, pasi ai tashmë i ishte dorëzuar Policisë së vendit të tij.

Ministria e Drejtësisë, në një sqarim për këtë situatë, deklaroi: “Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov u krye më datë 30 tetor 2024, në orën 16:45, sipas proces-verbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ku ai u dorëzua autoriteteve ruse. Më datë 31 Tetor 2024, Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa me email Gjykata njoftoi Ministrinë e Drejtësisë në orën 17:53 të datës 30 tetor, jashtë orarit zyrtar. Ky vendim, i marrë nga Gjykata Kushtetuese në datë 30.10.2024, ora 17:15, urdhëronte pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit deri në një vendimmarrje të dytë nga kjo gjykatë”.

“Parajsa” për kriminelët rusë

Gjykata Kushtetuese vijoi procedurat për shqyrtimin e ankimit të Igor Kukunov, pavarësisht se ai tashmë ishte ekstraduar.

Të mërkurën e kësaj jave, trupa gjykuese, me shumicë votash, vendosi se kërkuesit, pra Kukunovit, në rast ekstradimi, i cënoheshin të drejtat themelore të njeriut, në formën e trajtimit ç’njerëzor dhe degradues.

Në foto: Dispozitivi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Igor Kukunov (14 janar 2026)

Megjithëse vendimi është për një rast konkret, vendimi i Kushtetueses lidhet me parimet e përgjithshme të shkeljes së të drejtave të njeriut në Rusi. Referuar dispozitivit të vendimit, kuptohet qartësisht se ai ka efekt jo vetëm në rastin e Igor Kukunov, por në të gjithë rastet e ngjashme, kur autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin e shtetasve të tyre për kryerjen e krimeve në vendlindje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbardhur i arsyetuar, por edhe aq sa është publike deri më tani, duket se krijon kushtet e përshtatshme për të krijuar një “parajsë perfekte” për çdo kriminel e mafioz rus që mund të gjejë strehë në Shqipëri.

Etiketa: Gjykata KushtetueseIgor Kukunovkriminel rus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

14:21 : 27/05/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

16:30 : 26/05/2026
AKTUALITET

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

16:54 : 25/05/2026
AKTUALITET

Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK, Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra

13:20 : 07/05/2026
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve

09:09 : 29/04/2026
Para

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom