• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi

Ursula von der Leyen dhe Komisioni i Evropian i drejtuar prej saj do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Deri tani ajo ka mbijetuar tri mocione mosbesimi. Po kësaj radhe?

08:21 : 15/01/2026
në BOTA

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Evropian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme në Strasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër von der Leyen dhe ekipit të saj breda një gjysmë viti.

Mocioni i katërt i mosbesimit

Mocioni u paraqit nga grupi i djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikon von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain. Grupi “Patriotët për Evropën” përfshin, ndër të tjerë, anëtarë të partisë Franceze të Marine Le Pen, Rassemblement National, si dhe anëtarë të partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Që një mocion mosbesimi të debatohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin e BE-së, ai duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 anëtarëve aktualë të parlamentit.

Lexo edhe:

Von der Leyen përshëndet progresin mes SHBA-së dhe Iranit: Rihapni Ngushticën e Hormuzit

Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Poloni, Varshavë 2026 | Fermerë dhe minatorë protestojnë kundër marrëveshjes tregtare BE-Mercosur
Mocioni u paraqit nga grupi i djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikon von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare Mercosur Fotografi: Artur Widak/Anadolu Agency/IMAGO

Të djathtët kritikojnë shpërfilljen e parlamenteve të vendeve anëtare

Grupi parlamentar “Patriotët për Evropën” kritikoi në deklaratën lidhur me mocionin e mosbesimit “shpërfilljen flagrante të Parlamentit Evropian, të parlamenteve kombëtare dhe të miliona fermerëve evropianë” në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Mercosur. Marrëveshja përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe sovranitetit ushqimor evropian dhe hap tregjet për produkte që nuk përmbushin standardet evropiane, thuhet në deklaratë.

Por mocioni i mosbesimit nuk do të arrijë ta pengojë nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i saj është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në Paraguai, ku do të shkojnë edhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa.

Mocionet e mëparshme të mosbesimit pa sukses

Mocioni i mëparshëm i mosbesimiti grupit parlamentar “Patriotët për Evropën” kundër von der Leyen dhe komisionit të drejtuar prej saj dështoi në votimin e tetorit 2025 me 378 eurodeputetë që votuan kundër tij kundrejt 179 që votuan pro. Për miratimin e mocionit të mosbesimit është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash e votave. Megjithatë, për herë të parë, në atë votim kundër von der Leyen dhe komisionit të saj votuan edhe eurodeputetë nga grupi PPE i partive demo-kristiane, së cilës i përket edhe von der Leyen si politikane e CDU-së.

Po në tetor 2025 Komisioni i mbijetoi gjithashtu një mocion mosbesimi nga grupi i partive të majta, që kishte si zanafillë ndër të tjera marrëveshjen doganore të BE-së me SHBA-në dhe qëndrimin ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Edhe një mocion i mëparshëm mosbesimi në korrik 2025 dështoi gjithashtu.

Mocionet e mosbesimit mund të kërkohen vetëm kundër të gjithë Komisionit. Nëse mocioni ka sukses atëhere i gjithë Komisioni duhet të japë dorëheqjen./DW

Etiketa: ursula von der leyen

Lajme të lidhura

BOTA

Von der Leyen përshëndet progresin mes SHBA-së dhe Iranit: Rihapni Ngushticën e Hormuzit

16:23 : 24/05/2026
BOTA

Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

13:03 : 24/05/2026
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
BOTA

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025
RAJONI

Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

15:36 : 16/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
Para

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom