• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlora shpenzon 154 milionë për hidrovorin, por përmbytet çdo vit

23:00 : 14/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në tetor të vitit 2024, qyteti i Vlorës u përmbyt pas vetëm 3 orësh reshje intensive.

Llumi pushtoi qytetin, duke bërë të pabanueshme mjaft banesa. Dhjetëra milionë euro investime në ujësjellësa dhe kanalizime përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve rezultuan një dështim. Edhe në atë rast, investimet e gabuara zhvatëse dhe papërgjegjshmëria ishin faktorët kyç.

Rrjetet kryesore të kanalizimeve dhe ato dytësore nuk ishin mirëmbajtur. Vlora përjetoi sërish përmbytje, këtë herë në zonën e Novoselës, në kufi me Fierin. Edhe në atë zonë, situata është e përsëritur ndër vite nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati. Me sa duket, edhe pse ishin parashikuar reshje intensive, nuk ishte bërë asgjë për forcimin e argjinaturave mbrojtëse.

“Rrotullohemi sa rrotullohemi, dalim që zhvillimi ynë, veçanërisht i qyteteve, është i paplanifikuar dhe, duke qenë i paplanifikuar, edhe ato investime që bëhen janë gabim”, u shpreh Gentian Karapata, urbanist.

Por, sa para shpenzon Bashkia Vlorë për ujitjen dhe kullimin? Për vitin 2026, fondi total i planifikuar për këtë program është rreth 46 milionë lekë. Në dokumentin e buxhetit thuhet se për vitin 2027 fondi për ujitje dhe kullim ulet në 42 milionë, ndërsa për vitin 2028 nuk parashikohet fare financim. Kjo tregon se Bashkia Vlorë nuk ka një strategji investimi afatgjatë për këtë sektor, por e trajton atë si shpenzim minimal funksional nga viti në vit.

Lexo edhe:

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në këto zona

Pas përmbytjeve të 1 viti më parë, Bashkia e Vlorës ka shpallur një tender të madh për “Rikonstruksionin e Hidrovorit të Qytetit”, me një vlerë fondi limit prej rreth 154 milionë lekë pa TVSH. Ky tender është nxjerrë në procedurë të hapur dhe kishte afat dorëzimi deri më 31 tetor 2025. Nga njoftimet e prokurimit rezulton se gjatë procesit ka pasur ankesa zyrtare nga 2 operatorë ekonomikë të skualifikuar, por nuk jepen të dhënat e subjekteve. Investimi në fjalë ka për qëllim menaxhimin e ujërave për të parandaluar përmbytjet urbane, por kjo mbetet të shihet në vijim nëse ky projekt do të ndryshojë diçka…

“Nëse flasim për përmbytje të qyteteve në ultësi, siç janë qytetet e Vlorës, Fierit, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, ato lidhen kryesisht me periferitë e tyre të mëdha dhe që shkojnë deri te territoret e bujqësisë. Duke filluar nga reforma, janë një përgjegjësi bashkiake, por pa mohuar këshillat e qarkut, pa mohuar prefekturën, por njëkohësisht edhe organet e tjera që janë drejtoritë e kullimit, të cilat duhet të kishin marrë një seri iniciativash për sa i takon jo vetëm mirëmbajtjes së tyre, por edhe drenazhimit përballë sfidave të ngrohjes globale”, u shpreh urbanisti Artan Kacani.

Në vitin 2025, Bashkia e Vlorës ka shpallur po ashtu një tender të rëndësishëm me referencë “Mirëmbajtje Hidrovori”, me fond 3.8 milionë lekë pa TVSH.

Tenderi për “Rikonstruksionin e kanaleve të ujërave të larta”, i shpallur nga Bashkia Vlorë në vitin 2025, ka për qëllim përmirësimin e një segmenti të rëndësishëm të infrastrukturës së ujërave të shiut për reduktimin e rrezikut të përmbytjeve.

Fondi limit i tenderit ishte 63.7 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kontrata iu dha konsorciumit APIS CONSTRUCTION shpk & 2T shpk me ofertë fituese prej 55 milionë lekë. Koha e zbatimit të kontratës ishte 8 muaj. Flamuri i kuq i skualifikimit të një operatori tregon mungesën e konkurrencës, pa harruar efikasitetin e shpenzimit të fondeve publike. Problematika kryesore lidhet me mungesën e transparencës së plotë të rezultatit të tenderëve.

Në total, në shkallë vendi, për vitin 2025, fondet për menaxhimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, duke përfshirë kanalet ujitëse, hidrovoret dhe investimet mbrojtëse ndaj përmbytjeve, ishin parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë rreth 2.8 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. Përveç kësaj, bashkitë marrin transferta të veçanta për mirëmbajtjen lokale të kanaleve dhe funksionimin e hidrovoreve, në shumën e përafërt prej 1 miliardë lekësh ose rreth 8.6 milionë euro, duke e çuar buxhetin total kombëtar për këtë funksion në rreth 31 milionë euro.

“Dikur kemi investuar vetëm fonde të Bankës Botërore, 30–40 milionë dollarë në vit”, u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

“Nëse dëmi i një bashkie është më i madh sesa 8%, ndërhyn Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të kompensuar; bashkia e ka deri në masën 8% të buxhetit të saj. Brenda Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, nëse dëmet janë brenda 8% të buxhetit të secilës bashki, bashkia vijon procedurat dhe disburson… e njëjta gjë ndodh me bashkinë nëse kalon 8%”, u shpreh Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive.

Për vitin 2026, fondet qendrore rriten lehtë, duke arritur në 2.95 miliardë lekë ose rreth 23.6 milionë euro. Ndërkohë, transfertat për bashkitë shkojnë rreth 1.1 miliardë lekë ose rreth 9.4 milionë euro, me një total kombëtar 33 milionë euro. Pra, në total fondi rritet me vetëm 2 milionë euro më shumë. Pavarësisht se paratë shpenzohen, situata tregoi se ato kanë rezultuar dështim…/Inside Story/

Etiketa: HidrovoripermbytjeVjosAvlora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

19:02 : 19/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në këto zona

15:50 : 16/05/2026
AKTUALITET

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende pa dëmshpërblime për banorët e Durrësit

10:51 : 11/05/2026
AKTUALITET

Afera e hidrovorit që përmbyti Durrësin/ Pikëpyetjet mbi tenderin e ‘INVICTUS’, ‘ANGERBA’ dhe ‘TOWER’”

20:31 : 07/05/2026
AKTUALITET

Mjaftojnë pak minuta shi, përmbyten rrugët në Fier

15:32 : 30/04/2026
AKTUALITET

Reshjet e shumta të shiut përmbysin Lezhën

12:11 : 21/04/2026
Para

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi i motit për sot!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom