Një rrëshqitje dheu ka goditur mbrëmjen e kaluar fshatin Cernalevë rreth orës 22:00, duke vënë në rrezik dy familje që jetojnë vetëm pak metra larg zonës së prekur.
Banorët janë shprehur për mediat se dherat janë zhvendosur pranë tubave të hidrocentralit, duke ngritur frikën se një rrëshqitje tjetër mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme, jo vetëm në terren por edhe tek infrastruktura energjetike.
Edhe pse banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë pas ngjarjes, reagimi deri tani ka qenë minimal.














