Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Deçan.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një lokal, dhe të paktën 3 persona janë plagosur.
Të plagosur kanë mbetur dy persona të nacionalitetit serb dhe një shqiptar.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes u gjetën tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas në Emergjencën e Spitalit të Pejës,” -tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionalitetit shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në ngjarje.













