• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër azile private sakatojnë të moshuarin, përfundon në karrocë

21:11 : 12/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Trëndelina Bufi rrëfen kalvarin, për të siguruar përkujdesje për vëllain, Agron Bufi i cili pas një aksidenti të rëndë, mbeti i varur nga ndihma e të tjerëve. I braktisur nga fëmijët, Agroni u dërgua fillimisht në një azil në Tiranë, ku qëndroi për rreth tre vite.

Pagesat kryheshin nga të afërmit, por mungesa e vizitave familjare ndikoi rëndë në gjendjen e tij psikologjike. E shqetësuar, Trëndelina e transferoi vëllanë në qendrën “Vila e Rrokut”, ku sipas saj, ai u rrëzua dy herë dhe përfundoi në karrocë. Pas disa ngjarjeve shqetësuese dhe mungesës së reagimit nga punonjësit, ajo vendosi ta largojë Agronin nga kjo qendër.

“Agroni ka bërë një aksident të rëndë. Është ndarë nga gruaja këtu e 40 vite para, që kur u martua, ka dy fëmijë. Nuk u martua për hir të atyre fëmijëve. I rriti fëmijët, i çoi në Greqi, i bëri me shtëpi e të gjitha. Kur erdhi puna që bëri aksidentin, fëmijët nuk iu përgjigjen më. Doli nga gjendja e komës, nga Spitali Ushtarak, e mori vëllai im e mbajti për dy muaj dhe pastaj e çuam në një azil në Tiranë.

Qëndroi gati tre vite atje. E mora nga Tirana e çova në Durrës, për arsye edhe të largesës, edhe sepse motrat e mia nuk e shikonin më. Nipërit i dërgonin lekët dhe nuk e takonin fare.

Pastaj e vendosëm te shtëpia e të moshuarve në Durrës. Dy muajt e parë shumë mirë, pastaj filloi ato nuk e çonin në tualet, atje u rrëzua vëllai, herën e parë nuk foli. Për herë të dytë u rrëzua shumë keq saqë ma lanë në karrocë me rrota. U thashë të sillja mjek nuk më lanë, më thanë që kemi mjekët tanë dhe se vëllai do të ngrihej, por nuk u ngrit më në këmbë. I kam parë vetë me sytë e mi se çfarë bëhej atje brenda. Pashë skena të papara dhe thashë sa të ma vrasin fare më mirë po e marr në shtëpi”, tregon Trëndelina Bufi.

Lexo edhe:

Detaje nga ngjarja në Korçë/ U gjet i vdekur me plagë në trup, i moshuari ishte i divorcuar

Durrës/ 74-vjeçari humb jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës, çfarë dyshohet

“Stop” u drejtua me kamerë të fshehtë në këtë azil në Durrës, por punonjësit shmangën dhënien e informacionit mbi rrëzimet, dokumentacionin mjekësor dhe kamerat e sigurisë. Ky azil rezulton të ketë aktivitet kryesor shërbimet funerale, duke ngritur pikëpyetje për natyrën reale të veprimtarisë.

Qytetarja – Thjesht na duhet fletë-dalja!

Punonjësja – Eeee…?

Qytetarja – E dajës!

Punonjësja –Nuk e keni marrë ju fletë-daljen?

Qytetarja – I kemi shkruajtur, nuk na kanë kthyer fare. Na duhet fletë-dalja!

Punonjësja –Po!

Qytetarja – Dhe ça mjekimesh janë bërë në momentin, që është rrëzuar! Nëse është dërguar në spital, apo ka ardhur mjekja këtu!

Punonjësja –E kuptoj shumë mirë, po ne këto ia japim, kur del personi.

Qytetarja – Nuk i kemi marrë, s’na kanë dhënë asnjë gjë.

Punonjësja –S’janë dhënë asnjë gjë?

Qytetarja – Fare! Tani kamera, a ka këtu, a s’ka?

Punonjësja –Kamera, si s’ka!

Qytetarja – Ka! Ok! Që të shikojmë, të dimë, ku është rrëzuar.

Punonjësja –Po!

Qytetarja – Është rrëzuar brenda? Jashtë? Çfarë ka ndodhur? Që ta dimë.

Punonjësja –Të gjitha të dhënat!

Qytetarja – Po!

Punonjësja –Patjetër! Këto llafe, që je tu i thënë ti, unë do t’ia them gocës së vëllait, se ajo i mban të gjithë këto, që po m’i kërkon. Domethënë, i ke thënë Romirës ti këto?

Qytetarja – Patjetër, i kemi shkruajta mesazh dhe ma ka lënë seen. (Shikuar)

Punonjësja –Ta ka lënë seen?

Qytetarja – Po!

Punonjësja –Ok! Në rregull! Unë do ta sinjalizoj.

Më pas, Agroni u zhvendos në Tiranë, por as aty situata nuk u përmirësua. Një azil i dytë mori pagesën për muajin janar, duke pretenduar se dy javët e fundit të dhjetorit ishin falas, ndërkohë që gjendja e Agronit u përkeqësua.

Në dhjetor 2025, Trëndelina u detyrua ta marrë vëllanë në shtëpinë e saj. Një tjetër azil, në zonën e Saukut, kërkoi pagesë për ditët e dhjetorit, megjithëse punonjësit nuk dinin as emrin tregtar të qendrës.

“Gjetëm një azil në Tiranë dhe isha shumë e kënaqur. Ajo ishte psikologe vetë dhe me të vërtet kishte qenë në spital, një grua e nderuar. Më shumë përshtypje më bën punonjëset atje. 5-7 punëtore, nuk kisha parë në asnjë vend. E lashë sepse nuk ia dilja dot me pjesën e pagesës. Me doli një azil tjetër me 500 mijë lekë të vjetra. Kur shkova, kushtet nuk ishin fare. Kur e pashë vëllain, më tha e kemi gjetur lakuriq përdhe, ishte vrarë e sakatuar, atje u bë edhe memec. Kërkova takim me pronaren nuk më erdhi edhe lekët e janarit nuk mi ktheu”, shtoi denoncuesja.

Drejtoresha Agetina Hidershaj pranoi se marrëveshja ishte për janarin 2026, por këmbënguli për pagesën e 17 ditëve.

“Do marrësh 208 mijë lekshin e 13 ditëve, që nuk ka qenë, 17 ditë nuk ke shans mos të paguhen. Po unë ia kam thënë dhjetorin, në qoftë se ti do funksionoje në janar. Pronari është avokati dhe avokati i njeh shumë mirë ligjet”, tha Agetina Hidershaj.

Avokati Artur Meça, që rezulton pronar i institucionit, premtoi kthimin e një pjese të shumës, por transferta nuk u krye.

“Mua letrat këto, që më kanë ardhur, i kam bërë gati dhe pjesa, që i takon më dërgoni numrin e llogarisë dhe t’ua nis me bankë! Kaq!”, u shpreh avokati.

Gjatë xhirimeve u konstatuan edhe kushte të dobëta higjiene.

Rikthimi në një qendër në zonën e Qytetit Studenti, ku ndodhet doktoresha Maja, u shoqërua me refuzim komunikimi dhe mbyllje dere nga stafi. As drejtuesit dhe as administratorët nuk dhanë një qëndrim zyrtar.

Gazetarja: Agroni ka ikur vetë, apo e keni nxjerrë ju?

Punonjësja: E mori kjo. (Trëndelina).

Gazetarja: A ka ikur për shkak, se nuk ka bërë pagesën?

Punonjësja: Jo, kjo gjeti diku, ku është më lirë.

Gazetarja: Ka ardhur, për të sjell Agronin prapë.

Kolegia: Hajde, hajde të flasin me doktoreshën!

“Stop” ka vënë në dijeni institucionet shtetërore për të siguruar akomodimin e Agron Bufit në një azil shtetëror.

/TvKlan/

Etiketa: azile privatei moshuarikarrocë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detaje nga ngjarja në Korçë/ U gjet i vdekur me plagë në trup, i moshuari ishte i divorcuar

13:02 : 02/04/2026
AKTUALITET

Durrës/ 74-vjeçari humb jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës, çfarë dyshohet

11:29 : 10/02/2026
AKTUALITET

I moshuari humb jetën në lokal në Korçë, ja çfarë dyshohet

21:39 : 28/01/2026
AKTUALITET

U zhduk para disa ditësh, gjendet i pajetë i moshuari në Elbasan

15:25 : 04/01/2026
AKTUALITET

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025
AKTUALITET

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025
Para

Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA-së

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom