Komisioneri Evropian për Mbrojtjen Andrews Koubilius ka deklaruar ditën e sotme se do të jetë fundi i NATO-s nëse SHBA pushton Groenlandën me forcë.
Ai tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të thirren t’i vijnë në ndihmë Danimarkës në rast agresioni ushtarak.
Duke vazhduar kërcënimet ndaj territorit autonom danez, presidenti amerikan Donald Trump tha dje se SHBA ata do të pushtojnë Grenlandën në një mënyrë ose në një tjetër sepse përndryshe, Rusia ose Kina do ta marrin atë.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se një sulm i SHBA-së në Grenlandë do të nënkuptonte fundin e NATO-s dhe rendit të sigurisë që është rrënjosur që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Unë pajtohem me kryeministrin danez se kjo do të nënkuptojë fundin e NATO-s, por edhe në mesin e njerëzve do të jetë shumë, shumë negative”, tha Kubilius për Reuters duke folur nga një konferencë sigurie në Suedi.
Kubilius theksoi gjithashtu se neni 42.7 i Traktatit për Bashkimin Evropian i detyron shtetet anëtare t’i vijnë në ndihmë Danimarkës në rast agresioni ushtarak.
“Kjo do të varet kryesisht nga Danimarka, si reagon ajo, cili do të jetë pozicioni i saj, por sigurisht që ka një detyrim për shtetet anëtare që të nxitojnë për ndihmë reciproke nëse një shtet tjetër anëtar përballet me agresion ushtarak”, tha ai.














