Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me një konflikt të ndodhur mesditën e sotme në një lokal të qytetit.
Ngjarja ka përfshirë disa persona, mes tyre edhe familjarë të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 12:30, në ambientet e lokalit janë konfliktuar shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, po 41 vjeç, të cilët janë kushërinj, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, si dhe me djalin e tij K. N., rreth 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, Gj. M. dhe Nikolin Marku kanë pësuar dëmtime fizike. Ata kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Lezhës, ku kanë deklaruar se Gëzim Ndoka dhe i biri kanë qenë të armatosur gjatë konfliktit.
Sipas policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta.














