Brajan Gruda ka shënuar sërish me fanellën e Brighton-it, këtë herë në ndeshjen e FA Cup.
Sulmuesi realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të ndaj Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”.
Falë këtij goli, Brighton e mbylli pjesën e parë në epërsi 0-1. Për 20-vjeçarin, ky ishte një rikthim te goli pas disa muajsh mungesë.
Gruda ka pasur probleme fizike gjatë sezonit, që kanë ndikuar në aktivizimin e tij. Hera e fundit që kishte shënuar ishte në muajin gusht, asokohe ndaj Manchester City-t në Premier League.
Brajan Gruda is the opener.
Manchester United 0-1 Brightonpic.twitter.com/x7zL7NWvkH
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 11, 2026













