• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi “Top Channel”/ Dvorani: U publikua takimi im me Blushin, jap doreheqjen”

14:40 : 08/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së pronësisë së “Top Channel”, pasi në media u publikuan pamje të një takimi të gjatë ndërmjet tij dhe drejtorit të përgjithshëm të televizionit, Ben Blushi.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, gjyqtari Dvorani pranon se është takuar me Blushin në dt. 24 maj 2018, një ditë para se të ishte i pranishëm në Dhomën e Këshillimit, si pjesë e trupës gjyqësore që do të shqyrtonte dosjen “Top Channel”, për pronësinë e të cilit janë në konflikt ligjor Vjollca Hoxha nga njëra anë dhe aksionerët e shumicës, Aurel Baçi e Albert Sino në anën tjetër.

Disa media on-line, përfshirë edhe “Boldnews.al” raportuan gjatë të Premtes për takimim Dvorani-Blushi, shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Ky takim ka ndodhur pak orë para se gjyqtari Dvorani të paraqitej në Dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Lartë, si zëvendësues i gjyqtarit Medi Bici, i cili kishte dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur nga shqyrtimi i kësaj çështje, ndoshta si pasojë e presioneve.

Gjyqtari Ardian Dvorani, siç e pranon edhe vetë në letrën drejtuar kreut të Gjykatës së Lartë, ka qenë pjesëmarrës në Dhomën e Këshillimit, pa u përzgjedhur nga shorti, siç e përcakton edhe procedura për caktimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve.

Lexo edhe:

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

Por, në letrën e tij të dorëheqjes, Dvorani deklaron se pjesëmarrja e tij në Dhomën e Këshillimit ka qenë për shkak të mungesës së një gjyqtari dhe, se, atë ditë, pra në 25 maj, nuk është shqyrtuar çështja “Top Channel”.

E, pavarësisht pretendimeve të tij, Dvorani sërish ka paraqitur dorëheqjen. Nëse argumentat e tij do të ishin me bazë, as ai nuk kishte pse të jepte dorëheqjen edhe palët në proces nuk do të kërkonin përjashtimin e tij.

Duket qartë, edhe në letrën për Zaganjorin, se  publikimi i takimit të tij me Blushin e Top Channel e ka detyruar gjyqtarin Dvorani të largohet nga shqyrtimi i kësaj çështjeje. Ai shpjegon në mënyrë të detajuar se me Blushin ka njohje rreth 35-vjeçare dhe takimi ndërmjet tyre ka qenë në kuadër të miqësisë së tyre.

Dvorani shpjegon gjithashtu se, në takimin rreth 90 minuta, nuk ka folur për çështje gjyqësore dhe aq më tepër për dosjen “Top Channel”

Pra, shpjegimet e dhëna nga Dvorani në letrën drejtuae Zaganjorit mund të duken bindëse. Por të gjitha ato rrëzohen nga fakti se, gjithësesi Dvorani kërkon që të mos jetë pjesë e shqyrtimit të çështjea gjyqësore “Top Channel”.

Kërkesa të kësaj natyre, gjyqtarët i argumentojnë me rastet e konfliktit të interesave. Në të gjithë letrën e tij, Dvorani shpjegohet se nuk është në konflikt interesi dhe, në fund kërkon të mos jetë pjesë e shqyrtimit të kësaj çështje, pikërisht për shkak të konfliktit të interesave.

Pra, duket qartë që Dvorani ka dhënë dorëheqjen vetëm për shkak të fakteve të pakontestueshme, të publikuara në media, se ai po zhvillonte kontakte jashtëgjyqësore me përfaqësues të palëve në një proces gjyqësor.

Sa për kronike, seanca e dt. 25 maj në Dhomën e Këshillimit, ku merrte pjesë edhe Ardian Dvorani, u shty për faktin se një gjyqtar tjetër, Shkëlzen Selimi, kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.

Mesa duket, për këtë shkak, gjyqtari Selimi u bë objekt i një kronike abuzuese dhe shantazhuese të Top Channel, në edicionin e mbrëmjes së të Enjtes.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
Para

Denoncimi/ Vazhdon fikja e radarëve për trafikantët. Ja kush e bën

TË GJITHA

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com