• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshohet se porositi vrasjen e Ardit Spahiut, Franc Çopja para gjykatës belge: Jam agjent imobilar

17:41 : 09/01/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Sot, Franc Gergely Çopja, i njohur si “Çopja”, së bashku me tetë të tjerë, u paraqitën para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mesditë në Sint-Jans-Molenbeek.

Media belge Le Soir thekson se Çopja njihet gjerësisht jashtë kufijve të gjykatës. Ai është pjesë e një klani të drejtuar nga vetë ai dhe vëllai i tij Hajdar Çopja, të cilët vetëm gjatë vitit 2020 importuan mbi 28 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Sot, Franc Çopja po gjykohet si porositësi kryesor i vrasjes, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Mikael Qosja, është ende në arrati. Të dy jetonin në atë kohë në Dubai, duke përdorur identitete të shumta për të menaxhuar aktivitetet e tyre kriminale larg syrit të autoriteteve. Klani kishte investuar masivisht në pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Elbasan, duke blerë apartamente, ndërtesa, bare dhe restorante, me qëllim pastrimin e parave dhe prezantimin si investitorë të rëndësishëm rajonalë.

Në sallën e gjyqit, Franc Çopja, rreth të tridhjetave, tërhoqi të gjithë vëmendjen. Përballë jurisë së përbërë nga gjashtë gra dhe gjashtë burra, ai deklaroi identitetin e tij me tone të ashpra: “Jam shqiptar dhe agjent imobiliar.” Klani i tij importoi mbi 28 ton kokainë në Evropë në vitin 2020.

Presidentja e gjykatës, Isabelle De Saedeleer, vendosi të mos ndajë çështjen dhe të mos shtyjë procesin, i cili do të zhvillohet sipas planit. Nëntë persona po gjykohen për një nga vrasjet e para me përmasa ndërkombëtare në Belgjikë lidhur me narkotrafikun, por vetëm pesë prej tyre janë fizikisht të pranishëm në sallë.

Lexo edhe:

Motra e Nel Çamit: Tentuan të më rrëmbejnë fëmijën

Miliona euro drejt Dubait, si funksiononte rrjeti i pastrimit të parave i Franc Çopjës

Endrit Sadedini mungoi në seancë. Avokati i tij, Michel Bouchat, shpjegoi se klienti ndodhet i paraburgosur në Shqipëri që nga 19 shkurti dhe kërkoi ndarjen e dosjes për shqyrtim të mëvonshëm, duke përmendur forcë madhore.

Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën dhe vendosi që gjyqi të vazhdojë sipas planit. Sadedini ishte më parë i dënuar në Shqipëri me tre vjet e katër muaj burg për mbajtje arme zjarri. Në Belgjikë, prokuroria e dyshon si një nga tre ekzekutorët e vrasjes.

Vrasja e Ardit Spahiut ndodhi më 27 nëntor 2020, kur ai po udhëtonte si pasagjer në një automjet. Fillimisht u arratis, por u ndoq dhe u qëllua nga dy persona të maskuar. Hetimi mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC, duke identifikuar nëntë të dyshuar, përfshirë Franc Gergelyn, figurë kyçe e klanit Çopja. Sipas policisë federale belge, klani vepronte nga Dubai dhe merrej me trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën kriminale. Ai kishte përfshirje në trafikun e drogës dhe ishte arrestuar më 2010 nën dyshimin për vrasje në Elbasan. Spahiu i përkiste klanit Alibej, në konflikt të gjatë me klanin Çopja. Dhuna u përshkallëzua pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit Çopja në Londër. Vrasja e Spahiut, i arratisur në Belgjikë që nga 2019 për frikë për jetën, shihet si vazhdim i këtij konflikti.

Etiketa: ardit spahiuFranc ÇopjaMikael Qosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Motra e Nel Çamit: Tentuan të më rrëmbejnë fëmijën

22:41 : 20/05/2026
AKTUALITET

Miliona euro drejt Dubait, si funksiononte rrjeti i pastrimit të parave i Franc Çopjës

20:51 : 17/03/2026
AKTUALITET

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

20:26 : 03/03/2026
AKTUALITET

Media belge artikull Franc Çopjas: Si vrasja e Ardit Spahiut rrëzoi klanin e drogës

11:10 : 18/02/2026
AKTUALITET

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

11:52 : 17/02/2026
AKTUALITET

Prokuroria në Belgjikë kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan: Kriminel me mungesë empatie!

18:48 : 16/02/2026
Para

“BMW”-ja në korsi të kundërt me shpejtësi skëterrë, kapen 2 shqiptarë në Itali, çfarë ju gjet

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom