• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri

16:30 : 09/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Do të të arrestoj”. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë një debati të tensionuar në sallën e gjyqit, në 17 Tetor 2025.

Nga fjalët, u shkua tek veprat. Vetëm pak orë pas debatit, avokati Bajrami prangoset për “kanosje të prokurorit”, një rast që shkaktoi reagimin e fuqishëm të Shoqatës së Avokatëve dhe juristëve në mbarë Shqipërinë.

Por, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, “megjithëse prokurori Gjergj Ceka rezulton të mos jetë vetëpërmbajtur dhe të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe etikën në komunikim… nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit…”.

Në foto: Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani

Po ashtu, Kryeinspektori Metani rezulton të jetë treguar shumë tolerant me prokurorin Ceka, duke i justifikuar veprimet e tij si “të nxituara…për shkak të mungesës së përvojës”.

Lexo edhe:

‘Edukimi ligjor nis nga shkolla’, Metani takime me nxënësit në Përmet dhe Këlcyrë

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

Ky qëndrim absurd i Kryeinspektorit të Drejtësisë, i cili thotë se nisi verifikimet kryesisht, pas raportimeve mediatike, cënon logjikën minimale të opinionit publik.

Artur Metani thotë se “nuk ka ardhur ndonjë pasojë…”, ndërkohë që avokati Bajrami qëndroi në paraburgim për të paktën 40 orë, derisa një prokuror tjetër i Elbasanit konstatoi se ndalimi i tij ishte i paligjshëm.

Në foto: Avokati Ulian Bajrami

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një nga strukturat e reja të “Drejtësisë së Re”. Kompetencat kushtetuese e vendosin ILD-në në një pozicion superior mbi gjykatat dhe prokurorinë, pasi ka të drejtën e nisjes së hetimit disiplinor ndaj magjistratëve.

Por, përtej kompetencave të zgjeruara, ILD-ja, në drejtimin e kryeinspektorit Artur Metani, është dëshmuar si një strukturë amorfe, siç e tregoi më së miri edhe në rastin e Elbasanit.

Debati mes prokurorit dhe avokatit

Në 17 Tetor 2025, në Gjykatën e Elbasanit po shqyrtoheshin kërkesat e prokurorit Ceka për caktimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për “kundërshtim të forcave të policisë” dhe armbëmbajtje pa leje”.

Avokati Ulian Bajrami ishte mbrojtës ligjor i të dyshuarit M.S., ky i fundit i dyshuar për kundërshtim të policisë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati Bajrami konstatoi se prokurori Ceka nuk kishte asnjë provë ndaj klientit të tij dhe se prokurori po tjetërsonte provat për të rënduar pozitën e shtetasit M.S

Në foto: Prokurori Gjergj Ceka

Në fjalën e tij, avokati iu drejtua prokurorit se “do të merrem me ty personalisht dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi po manipuloni provat”, duke lënë të kuptohet se do të bënte kallëzim penal për falsifikim provash.

Prokurori, me shumë mundësi në nervat e debatit, e keqkuptoi shprehjen e avokatit dhe e kërcënoi “do të të arrestoj”.

Ndërkohë që avokati ka vetëm fjalën në sallën e gjyqit, prokurori, për shkak të pozitës proceduriale, kërcënimin mund ta shndërrojë në realitet. E, kështu ndodhi. Të shtunën e 18 dhjetorit 2025, avokati Ulian Bajrami thirret të paraqitet në Komisariatin e Elbasanit, ku i komunikohet urdhëri i ndalimit, pikërisht se kishte mërzitur prokurorin Gjergj Ceka në sallën e gjyqit. Gjithësesi, ai lirohet pas disa orëve.

Kryeinspektori, strukturë amorfe

Rasti përbënte një precedent të rrezikshëm për “Drejtësinë e Re”, duke e shndërruar prokurori në një inkuizitor, i cili inatin e mungesës së argumentave mund ta konvertojë në arrestim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, duke parashikuar një furtunë në sistemin juridik, ndërhyri brenda një kohë të shkurtër, duke njoftuar menjëherë pas episodit se kishte nisur verifikimet për përgjegjësi të mundshme disiplinore ndaj prokurorit Gjergj Ceka, si edhe gjyqtares së seancës, Megi Strakosha.

Pasi kaluan disa muaj dhe rasti i arrestimit të avokatit Ulian Bajrami “u harrua” për shkak të dinamikave të tjera, Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi se “rasti është arkivuar”, pasi ai dhe stafi i tij nuk kishin gjetur shkelje, as nga prokurori, as nga gjyqtarja.

Nga verifikimi i rastit “rezulton se si pasojë e komunikimit jo në nivelin më të lartë të standardeve etike nga ana e magjistratit, nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit, si dhe rolit të tij si magjistrat, si dhe sjellja e prokurorit ka pasur karakter të izoluar dhe ka ndodhur vetëm një herë, si dhe nuk ka krijuar terren për sjellje të papërshtatshme edhe në rastet të tjera të ngjashme. Në të njëjtën kohë, rezulton se prokurori ka një vjetërsi në detyrë prej 5 vitesh, një periudhë kjo relativisht e shkurtër e përvojës së tij si magjistrat prokuror”, thotë Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, në një njoftim publik të shpërndarë këtë të Premte, 9 janar 2025.

LEXO EDHE:

“A e dini kush jemi ne?” Si ndodhi përplasja në Elbasan, ku u arrestua për 48 orë Bujari i “Delta-s”

Etiketa: Artur MetaniGjergj Cekasistemi juridikUlian Bajrami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Edukimi ligjor nis nga shkolla’, Metani takime me nxënësit në Përmet dhe Këlcyrë

17:09 : 18/03/2026
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

11:47 : 07/02/2026
AKTUALITET

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

21:49 : 09/01/2026
AKTUALITET

“A e dini kush jemi ne?” Si ndodhi përplasja në Elbasan, ku u arrestua për 48 orë Bujari i “Delta-s”

11:17 : 26/11/2025
AKTUALITET

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
Para

Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom