• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

14:15 : 09/01/2026
në AKTUALITET, VETTING, VETTING

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve.

Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara nga Liçaj, u qëndrojnë kërkimeve të tyre për fillimin e procedimit disiplinor. Ai konstatoi se në vitin 2021 Liçaj ka shqyrtuar 557 çështje, në 2022-in reth 515 çështje dhe 149 në 2023-in, vite në të cilat ëhstë shtrirë verifikimi.

Sipas ILD-së, shumica e këtyre çështjeve nuk janë përfunduar në afat. Megjithëse Zonja ai konstatoi se ngarkesa e Liçajt në dy vite ka qenë mbi mesataren, vendimet janë zbardhur me vonesë, tej afateve. Zonja deklaroi se janë konsideruar në vlerësim edhe çështjet komplekse të shqyrtuara nga Liçaj, si dhe fakti se është magjistrat në detyrë prej 5 vitesh, e se nuk ka asnjë masë disiplinore të mëparshme ndaj tij.

Ndërkohë, ILD nuk konsideron si shkak pretendimet e gjyqtarit se ka pasur edhe ngarkesë familjare pasi në ato vite ishte duke pritur fëmijën e më pas u bë prind. Sipas Zonjës, Liçaj nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion se ai ka pasur personalisht probleme shëndetësore.

Sipas Zonjës, vonesat në arsyetimin e vendimeve kanë ardhur si pasojë e pakujdësisë apo neglizhencës. Në përfundim, ai i qëndroi kërkimit për fillimin e procedimit disiplinor ndaj Liçajt dhe caktimin e masës “ulje e pagës” me 40%, deri në një vit.

Lexo edhe:

ILD nis hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

ILD: Zbatimi i dy amnistive penale ka probleme

Liçaj, kërkoi kohë për të paraqitur kundërshtirë dhe konkluzionet përfundimtare dhe seanca u shty për më datë 29 janar, në orën 10:00.

Hetimi administrativ ndaj Liçajt është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vjet dhe të përsëritura, gjatë viteve 2021, 2022, 2023.

Në seancat e mëparshme, gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka shpjeguar se e kishte filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë, organika nuk kishte qenë e plotë. Ai ka pohuar se, në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar. Po ashtu, Liçaj ka argumentuar se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar, ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje.

Tjetër argument i Liçajt është dhe fakti se ai gjykonte njëkohësisht në Sarandë, Përmet e në Gjirokastër. Sipas Liçajt, edhe më vonë kur ishte kryer caktimi përkohshëm në Durrës, kishte vijuar të gjykonte në Sarandë. Ai depozitoi në seancën e 1 tetorit të vitit të kaluar akte e vendime për çështjet që kishte gjykuar në Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër, duke pretenduar se kishte ndjekur një numër të madh të çështjeve në këto gjykata, disa prej të cilave kishin qenë komplekse./BIRN

Etiketa: ILDShkëlzen Liçaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ILD nis hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

11:35 : 25/02/2026
AKTUALITET

ILD: Zbatimi i dy amnistive penale ka probleme

13:25 : 06/02/2026
AKTUALITET

Mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkohet hetim disiplinor

15:52 : 05/02/2026
AKTUALITET

Inspektorët pa mandat të parlamentit/ Si “babai i reformës” i shëtit bedelët e tij nëpër gjykata

18:35 : 31/01/2026
AKTUALITET

KLGJ refuzoi verifikimin për Irena Gjokën/ PD: Papërgjeshmëri! ILD të mos zvarrisë procesin

13:13 : 31/01/2026
AKTUALITET

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ja kalon çështjen ILD-së

13:16 : 30/01/2026
Para

Sipërmarrësi: Tregtarët e drogës janë shtrirë edhe në sektorin ushqimor! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom