Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së Durrësit, mbi përmbytjet masive që pushtuan qytetin bregdetar.
Protestuesit kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe një hetim të thelluar mbi Portin e Ri.
Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për një investigim të plotë lidhur me rastin e punonjësit të bashkisë, Astrit Hysenaj, i cili u gjet pa shenja jete ditën e djeshme, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.
“Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.
LEXO EDHE:
Durrësi i përmbytur “skenë krimi”! Bllokohen kanalet, Hidrovori i ri gati jo funksional
Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje














