Në intervistën në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta për aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar kontratën e përdorur si një mekanizëm kriminal që po dëmton rëndë financat publike.
Duke iu referuar konkretisht projektit të Porto Romanos, Ahmetaj deklaroi se dosja është tepër e rëndë dhe përfshin shkelje proceduriale, financiare dhe juridike. Sipas tij, thelbi i problemit qëndron te përdorimi i kontratës FIDIC.
“Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC. Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke u financuar,” u shpreh Ahmetaj.
Ai theksoi se kjo formë kontrate i hap rrugë rritjes së pakontrolluar të kostove, duke e kthyer projektin në një “gropë financiare” për buxhetin e shtetit.
Sipas Ahmetajt, përmes kësaj skeme po përpihen miliarda lekë të taksapaguesve, ndërsa mungon transparenca dhe llogaridhënia për fondet publike.
“Sa i takon portit të Durrësit dosja është shumë e madhe. Janë të treja proceduriale, financiare dhe juridike.
Po flas për Porto Romanon. Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC.
Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke ecur e duke dalë punë e duke u financuar.”














