Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është rikthyer edhe këtë pasdite te Kryeministria, për të protestuar kundër Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e tij.
Sot është dita e 31 e protestës së tij para kryeministrisë, teksa shprehet i vendosur se qëndresa e tij do të vazhdojë.
“Sa do rrimë? Sa t’na mbajë shëndeti, ose sa ju të ndërgjegjësoheni për ta rrëzuar”,- është shprehur Lapaj, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës.
Prej vitit të kaluar Lapaj ka nisur protestat te Kryeministria, ku ka pasur edhe përplasje me policinë. Jo më larg se një ditë më parë ai përfundoi në spital pas një incidenti të ndodhur gjatë protestës.
Gjithashtu ai është proceduar penalisht disa herë nga policia e Ramës.














