Tirana ka njoftuar përforcimin e katërt në këtë merkato dimri.
Bëhet fjalë për sulmuesin Emmanuel Ernest. 25-vjeçari ishte pjesë e kryeqytetasve sezonin e kaluar, por u largua në verë, për të kaluar te USM Alger në Algjeri.
Aventura aty nuk shkoi sipas pritshmërive dhe palët vendosën të ndërpresin kontratën mes tyre. Nga kjo situatë përfitoi Tirana, që nxitoi për të rikthyer lojtarin.
Ky është afrimi i katërt për Tiranën, pas Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Alvarez Rodriguez.
Klubi ka nisur një revolucion të plotë në ekip, ku deri tani janë larguar 10 futbollistë. Shkak është bërë ecuria e dobët, me skuadërn që renditet në vendin e fundit dhe është kandidade kryesore për rënien nga Kategoria Superiore.














