Gazetari venezuelian Viktor Amaya ka deklaruar se situata në Venezuelë mbetet e tensionuar edhe pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, duke theksuar se “diktatura ende nuk ka përfunduar” dhe se frika në popullatë vazhdon të jetë e pranishme.
Në një intervistë për emisionin “Studio24” në News24, Amaya tha se, ndryshe nga perceptimi i krijuar jashtë vendit, në terren nuk ka atmosferë feste.
Sipas tij, vetëm një ditë më parë janë arrestuar shtatë gazetarë, ndërsa po zhvillohen mobilizime dhe demonstrata të mbështetësve të Madurës, të cilët e kanë cilësuar ndërhyrjen amerikane si “imperialiste”.
“Situata në Venezuelë unike, sepse ata që mbeten janë atje dhe duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar për mënyrën se si funksionon qeveria. Frika për shtypjen ekziston ende, askush nuk po feston. Kemi parë mobilizim të mbështetësve të Maduros duke kërkuar të kthehet në vend. Ata e quajnë sulmin amerikan si imperialist.
Qeveria thotë se situata do vazhdojë normalisht, zv/presidentja e Maduros po drejton si e përkohshme bashkë me pjesën tjetër të kabinetit. Qeveria amerikane ka biseduar me funksionarët aktualë brenda vendit dhe kanë thënë se do bashkëpunojnë, por do shohim se çfarë do ndodhë.
Kemi parë se shumë njerëz kanë arrestuar njerëzit civil në rrugë, që kërcënojnë njerëzit që hedhin thirrje kundër Maduros. Do shohim si do ecin zhvillimet, por jam i sigurt se gjithçka do përqendrohet te çështjet e naftës dhe ato amerikane”, tha ai














