Një situatë shqetësuese është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja e njohur Alba Pollozhani ka pësuar sërish një problem shëndetësor.
Sipas pamjeve të publikuara nga faqja zyrtare e spektaklit dhe të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, Alba është rrëzuar papritur gjatë përgatitjeve për një sfidë, ku ndodhej së bashku me banoret Elijona dhe Hygerta.
Në momentin e incidentit, ajo ka humbur ndjenjat për disa çaste, duke shkaktuar panik te banorët e tjerë.
Menjëherë pas rrëzimit, banorët janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa stafi i produksionit ka ndërhyrë pa vonesë.
View this post on Instagram














