Qyteti i Vlorës, vijon të jetë pa ujë prej gati 1 jave.
Edhe pse në media u raportua se furnizimi me ujë ka nisur, lagjet Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të furnizimit me ujë të pijshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, premtoi një ditë më parë se uji do të vinte brenda pak orësh, por teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve sërish shumë lagje të qytetit nuk kanë ujë.
Edhe vetë Edi Rama njoftoi se kishte ardhur një tub apostafat nga Stambolli për të normalizuar situatën, por as ai siduket nuk bëri punë.
Duket se viti 2026 do ta gjejë qytetin dhe qytetarët sërish në kizë për ujë.
LEXO EDHE:














