Punonjësit e Policisë së Shtetit, do të shpërblehen me 30,000 (tridhjetë mijë) lekë këtë fundvit.
Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet se do të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore, lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror.
“Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”,- thuhet ndër të tjera në vendim.














