Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë të diel në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 2, ku automjeti në pronësi të shtetasit A.M është përfshirë nga zjarri.
Automjeti ka qënë i parkuar dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ka rënë edhe zjarri në mjet dhe nga policia po punohet për identifikimin e këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.














