Një aksident tragjik ka ndodhur në Koplik, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte për vendosjen e një reklame në tarracën e një subjekti mobilierie.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një 40-vjeçari, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.”– njofton policia.












