• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

21:04 : 26/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare.

Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë Librazhd, e cila prej vitesh  refuzon të zbatojë një vendim gjykate të formës së prerë, duke mos rikthyer në detyrë një ish-punonjëse, pavarësisht se ajo e ka fituar të drejtën në gjykatë.

Zonja Ruzhdie Alla u ankua në Fiks Fare se, edhe pse disponon një vendim gjykate, Bashkia Librazhd nuk e zbaton atë. Ajo ka punuar prej vitesh në këtë institucion si përgjegjëse e kontrollit të ushqimit, por pas largimit nga ky pozicion iu drejtua gjykatës. Gjykata vendosi në favor të saj, duke urdhëruar rikthimin në të njëjtin pozicion pune, si dhe dëmshpërblimin financiar për pagat e prapambetura.

Sipas zonjës Alla, pas vendimit ajo është paraqitur disa herë në bashki, por në vend që të rikthehet në pozicionin e përcaktuar nga gjykata, i janë ofruar poste të tjera që nuk përputhen me vendimin gjyqësor. Ajo shprehet se nuk mund t’i pranojë këto oferta, pasi cenojnë statusin e saj si nëpunëse civile dhe bien ndesh me vendimin e formës së prerë.

Gazetarët e Fiks Fare takuan drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Librazhd, e cila i ka propozuar zonjës Alla një pozicion në Zyrën e Shërbimeve.

Lexo edhe:

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Megjithatë, kjo lëvizje do t’i hiqte asaj statusin e nëpunëses civile, fakt që pranohet edhe nga vetë drejtoresha. Ajo pretendon se ky ndryshim mund të “pezullohet” për tre muaj, një zgjidhje që nuk ka bazë ligjore dhe nuk parashikohet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, zonja Alla është drejtuar edhe në Përmbarimin e Elbasanit, por pa gjetur zgjidhje konkrete. Ajo është informuar se rezulton e “tërhequr” nga përmbarimi, një pretendim që ajo e kundërshton.

Gjatë përballjes me Fiks Fare, drejtues të Bashkisë Librazhd pranojnë se nuk e rikthejnë zonjën Alla në të njëjtin pozicion, me arsyetimin se aktualisht ky post është i zënë nga një tjetër drejtues që plotëson kriteret dhe mund të ndjekë të njëjtën rrugë ligjore si ajo.

Një argument që përbën paragjykim, pasi një vendim gjykate është detyrim ligjor dhe nuk mund të vihet në diskutim nga administrata.

Sa i përket pagesave që zonja Alla duhet të përfitojë sipas vendimit, ekonomistja e bashkisë pretendon se ekziston një “marrëveshje” sipas së cilës ajo ka hequr dorë nga këto të drejta financiare.

Por këtë version e rrëzon Përmbarimi i Elbasanit, ku përmbaruesja sqaron se zonja Alla nuk ka hequr dorë nga paratë, dhe se Bashkia Librazhd nuk ka asnjë të drejtë ligjore të mos zbatojë vendimin./Top Channel/

Etiketa: bashkia librazhdgjykatapunonjeseRuzhdie Alla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

11:50 : 29/05/2026
RAJONI

“Ndikuan te votuesit”, Gjykata cakton një muaj paraburgim për 7 drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

16:00 : 22/05/2026
BOTA

U arrestua për postimet kundër presidentit Erdogan, Gjykata liron gazetarin e “Deutsche Welle”!

16:40 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve

19:40 : 19/05/2026
AKTUALITET

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë, ‘arrest në shtëpi’ për mjekun Nikolla Nunka

14:54 : 14/05/2026
AKTUALITET

Ofroi garanci 50 mijë euro, rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë

13:24 : 11/05/2026
Para

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom