Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës.
Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit.
Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke rritur ndjeshëm ngarkesën në qarkullim.
Ndërkohë Policia Rrugore ndodhet në terren në rolin e spektatorit pa mundur të menaxhojë si duhet trafikun për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.














