• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Wolt dhe One Albania, shpërndarje droge me motora, drejtorë dhe dyqane

18:15 : 25/12/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal me 33 anëtarë, i cili ushtronte veprimtari të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit, duke përdorur metoda të kamufluara si taksi dhe motoçikleta të shpërndarjes së ushqimit.

Nga hetimet ka rezultuar se Olsi Mici lëvizte me taksi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa Erdison Gjella përdorte një motoçikletë shpërndarjeje picash, e loguar me një brand ndërkombëtar, Wolt Albania, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm.

Shpërndarja e kokainës nga motorristat e Wolt Albania nuk është një rast i izoluar. Policia po heton edhe raste të tjera, ku punonjës të kësaj kompanie, nën kamuflimin e shpërndarjes së ushqimit, ushtrojnë aktivitet të paligjshëm duke shpërndarë kokainë. Administratorët e kompanisë Wolt Albania me zyra në katin 5 të Sky Tower janë Dimitrios Karelos, Jarno Kalevi Sivola dhe Mari Johanna Laatsalo.

Lexo edhe:

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

Pas kompanisë Wolt Albania qëndron kinezi Tony Xun Xu. Kompania është në pronësi të shoqërisë Wolt Enterprises Oy, me emër të ndryshuar në Wolt Oy, e cila figuron e rregjistruar në Finlandë, me numër regjistrimi 2646674-9 dhe me seli qendrore ne Pohjoinen Rautatiekatu 21, 00100 Helsinki/Finlandë.

Ka dyshime të forta se kompania Wolt Albania mund të jetë derivat i mafies kineze dhe ruse në Ballkan, me qendër veprimtarie në Serbi. Mafia kineze ka shtrirë vitet e fundit tentakulat në vendet e Ballkanit, duke u maskuar me kompani dhe aktivitete në dukje të ligjshme. Mafia kineze vepron kyesisht në fushën e prostitucionit, trafikut të qenieve njerëzore, prodhimit dhe shpërndarjes së drogërave, skemave të mashtrimit, mashtrime kompjuterike, pastrim parash etj.

One Albania si distributor kokaine

Dy drejtorë të rëndësishëm të kompanisë ONE Albania, kishin rol kyç në bandën e shpërndarjes së kokainës në Tiranë. Atja janë Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, i cili rezulton kreu i ekipit të transportit në One. Dy drejtorët dyshohet se kanë vënë në dispozicion infrastrukturën e kompanisë One Albania, si dyqane, makina etj., për shpërndarje kokaine.

(Kujtojmë që Erald Sina disa muaj më parë është  marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”. Nën hetim u vunë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”).

Sipas policisë, grupi shiste kokainë dhe kanabis nëpër lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës. Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar që operonte thuajse në të gjithë kryeqytetin. Ky operacion duket se nxjerr zbuluar kompaninë, e cila, përveç skandaleve ku mashtron qytetarët, shkatërrimit të tregut telefonik  dhe shumë aferave të tjera, tani rezulton e përfshirë edhe në trafik droge.

Mafia bullgare dhe qarqet ruse pas One Albania 

Kompania “One Albania” është në pronësi të hungarezit Gellért Zoltán Jászai, i njihur si ortak i kryeministrit Viktor Orban dhe i oligarkëve të Vladimir Putinit. Gellért Zoltán Jászai konsiderohet si një nga fijet e Moskës në Ballkan, për shkak se ai është prestanome i disa oligarkëve rusë të sanksionuar nga SHBA.

Gellért Zoltán Jászai është i skeduar për pastrim parash dhe skema mashtrimi në SHBA, Hungari, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnje, Turqi, Mali i Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Pjesë e të njëjtës linjë me Gellért Zoltán Jászai për kontrollin e kompanisë One Albania janë përfaqësuesit më në zë të mafies bullgare, Elvin Guri dhe Spas Roussev, një nga fijet lidhëse të financimit dhe bankave ruse në Tiranë, të cilat mund të hedhin para për interesat e Putinit dhe për të promovimin e putinizmit në Shqipëri.

Kompania greke OTE, e cila ishte nën kontrollin e gjermanëve, në vitin 2019 njoftoi shitjen e Telekom Albania (AMC, sot One Albania) për 50 milionë euro tek kompania bullgare Albania Telecom Invest AD me pronarë Spas Roussev dhe shqiptaro-bullgari Elvin Guri për 50 milionë euro, në një kohë kur Telekom kishte fitime të pashpërndara prej 352 milionë eurosh më 2017.

Ortaku i Elvin Gurit, Spas Roussev është një biznesmen tepër i dyshimtë bullgar, me histori të errëta lidhjesh me krimin e organizuar, mafien, financierë rusë pranë Putinit dhe politikanë të korruptuar. Spas Roussev ka pasur lidhje të fortë interesash dhe biznesi me ish ministrin e financave të Bullgarisë Milen Velchev.

Spas Roussev bashkë me Elvin Gurin, është shfaqur në një jaht në Monako me Ivan Todorov, një nga trafikantët më famëkeqë të Bullgarisë. Spas Roussev konsiderohet si lidhje e fortë e dy figurave të krimit në Bullgari, Vasil Bozhkovi dhe Petrovi.

Pas një tentative të dështuar për vrasjen e Todorovit në prill 2003, kur makina e tij shpërtheu në një rrugë të Sofjes, një fotografi u gjet ndër të tjera në mjetin e sulmuar. Publikimi i saj në media shkaktoi tronditje në të gjithë Bullgarinë. Në fotografi mafiozi Todorov shihej në jahtin e Roussevit sëbashku me Petrov, i cili është dënuar më parë për pastrimin e 26 milionë eurove; me Velçevin, ish ministrin e Financave në qeverinë e Sakse-Koburg-Gothes; Miroslavin Sevlievskin, ish-ministrin bullgar të Energjitikës; Lyubomir Minchev dhe gruan e këtij të fundit Maria Oprenova.

Pak ditë pas jehonës që mori ngjarja dhe fotografia, Roussev pranoi se ai i kishte ftuar personat e sipërpërmenduar personalisht në bordin e jahtit dhe më pas kërkoi ndjesë për problemin që mund t’u kishte sjellë. Në vitin 2010, Roussev pranoi gjithashtu se kishte rregulluar një takim midis mafiozit Todorov dhe kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili ishte në atë kohë sekretar kryesor i Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme.

Mafia bullgare dhe ruse e kontrolluan kompaninë One Albania deri në mars të vitit 2022 përmes Elvin Gurit dhe Spas Roussev. Në mars 2022 del në skenë hungarezi Gellért Zoltán Jászai, i cili merr nën kontroll kompaninë Albania Telecom Invest AD, përmes kompanisë 4iG. Pra, mafia bullgare dhe linja ruse kontrollojnë Gellért Zoltán Jászai. Ky i fundit kontrollon kompaninë 4iG. Kompania 4iG kontrollon kompaninë Albania Telecom Invest AD, e cila ka në pronësi One Albania./Prapaskena

Etiketa: Dimitrios KarelosJarno Kalevi SivolaJászaimafiaMari Johanna Laatsalo.ONE Albaniaorganizatë kriminaleshpërndarje drogeTony Xun XuWOLT Albania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

21:48 : 30/05/2026
AKTUALITET

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

08:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

12:33 : 25/05/2026
AKTUALITET

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark, aksionet e 4iG në pikiatë

14:32 : 16/05/2026
AKTUALITET

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

09:56 : 13/05/2026
AKTUALITET

Rama pret oligarkun hungarez të ONE, plan për ndërtim data centerash

11:37 : 12/05/2026
Para

Bllokada e fermerëve grekë shkakton krizë në Shkup

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom