Nga Boldnews.al
Vetë sëmundja është e tillë që çdo pacient lufton me dhimbjen, transforimin fizik dhe ankthin e humbjes së jetës, por edhe në këtë hall jo vetëm personal por edhe familjar, ndërhyn dikush që ta bën sëmundjen dyfish të rëndë. Është ai çast ku të shtohert stresi, mllefi dhe pamundësia për të refuzuar të paktën talljen qeveritare e cila në këtë rast është po aq malinje sa çdo metastazë që fatkeqësisht ka prekur shumë qytetarë.
“Do vazhdojmë me transformimin e QSUT. Ju e dini, do vazhdojmë të rrisim pagat. Do bëjmë dhe vjetërsinë në punë. Ideksimi i pagës mbi bazën e vjetërsisë në punë. Kjo do vlejë qoftë për mjekët, qoftë për infermierët. Të fusim sa më shpejt AI në procesin e trajtimit të pacientëve. Do e rrisim cilësish edhe vitin e ardhshëm shërbimin tonë shëndetësor”, tha kryeministri Rama, pa iu dridhur hiç qerpiku.
Pikërisht në spitalin Onkologjik, aty ku batërdia e vjedhjes nuk e tutet as nga vdekja e qytetarëve, Rama pati kohë dhe nerva të tallej duke lëshuar metastaza propagandistike. Në atë repart, pacientët dergjen në stola të thyer në pritje me orë të gjata për të bërë një seancë kimioterapi, edhe ajo e përgjysmuar. Nuk kanë ilaçet bazë në luftimin e kësaj sëmundjeje, ndërsa stafi mjekësor dhe infermieror është ende i pakët në numër krahasuar me fluksin e të sëmurëve.
Po sa ka kaluar nga ai çast ku mjekë, administratorë dhe infermierë bënin pazare me pacientë duke i trajtaur vetëm si burim zhvatjeje, ndërsa theksohej mungesa e medikamenteve.
Fatkeqësia e sëmundjes së rëndë nga një anë dhe fati i zi ku njeriu përgjëgjës që e ka çuar gjithë sistemin shëndetësor në intubim dhe pa shpresë ringritje, sot foli për “investime të mëdha”, “teknologji IA në repartin Onkologjik”, apo “rritje pagash për personelin”.
Kryeministri foli për investime të mëdha, madje edhe para mjekëve që janë marrë të pandehur për abuzimet e tmerrshme për konçesionin e sterilizimit, ku edhe ish-ministri Ilir Beqja është në qeli. Shumë para është hedhur në emër të shëndetësisë falas, por në 13 vitet e fundit të gjithë sistemit po i bën gati funeralin.














